Home » Kulturë, Lajme, Ndërkombëtare » MANIFESTIMI TRADICIONAL “ORA E MALEVE” NË RROZHAJË

MANIFESTIMI TRADICIONAL “ORA E MALEVE” NË RROZHAJË

Në dy ditë rradhazi, më 6 e 7 dhjetor 2019, po mbahet në Rrozhajë Manifestimi Tradicional “Ora e Maleve”, Edicioni i XI-të i tij, te Qendra për Kulturë dhe Hotel “Aldi”.
Program ii veprimtari mjaft i pasur: Ekspozita “Guri i Nuses” i piktorit mirditor Pjetër Marku (te Galeria “Magaza”). Filmi shqiptar “Koncert në vitin 1936” i regjizorit Saimir Kombaro. Ansambli i Këngëve e Valleve “Shota” i Prishtinës. Koncert falenderimi i SHKA “Vrelo Ibra” i Rrozhajës. Përurimi i veprës “Bosnja: Një pikëpamje nga Tirana” i diplomatit, prof. dr. Shaban Murati (flet dr. Çerçiz Loloçi). Ora letrare e “Orës së Maleve 2019” – poetët recitojnë poezitë e tyre. Etj.
Manifestimi Tradicional “Ora e Maleve” ka për kryeorganizator poetin, publicistin, studiuesin, mësuesin, veprimtarin Ali Daci i Rrozhajës së Alpeve Shqiptare.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch