Home » Opinione » Margareth M. Hasluck një skoceze më shumë se një shqiptare

Margareth M. Hasluck një skoceze më shumë se një shqiptare

Margareth M. HasluckIshin burra dhe gra të botës që vinin në anët tona ,të na shohin , të na përshkruajnë , të na studjojnë . Qëllimet ishin të ndryshme. Por mjeshtria e artit të mbijetesës së shqiptarit i bënta ata që të dashurohen në vendin ,tokën, malet dhe frymën  tonë sa që ngelnin përherë tek ne , dhe nga ne , si të ishin më shumë se me gjak shqiptari lëshonin zërat e tyre nëpër botë duke shkruar  e duke i treguar botës se kishin hasur në një popull me qëllim të keq të lënë anash, të injoruar , të përçmuar e të nënçmuar .!

Detyrat që ata dhe ato ishin të ngarkuar ishin nga më të ndryshmet ; por magnetizmi i një toke të etshme për liri ,për dashuri njerëzore dhe për dheun e tyre të parë i bënta ata të ngjiteshin si “miza në mjaltë “dhe të mos largoheshin kurrë nga ëmbëlsia e kësaj toke.

 

Margaret Masson Hardie Hasluck (18 .06. 1885 – 18 .10 .1948) ishte  ndër ato që neve na  e rriti “namin” në botën e kohës së saj , atëherë kur me të vërtetë nevojitej të fliste dikush mirë për ne..Zonja Hasluck e nisur me një detyrë dhe punë antropollogjike e vizitoi Shqipërinë dhe Maqedoninë ; dhe mbati për 13 vjet në shtëpinë e saj në Elbasan , duke u bërë legjendë në mesin e shqiptarëve dhe duke publikuar artikuj të shumtë të shkruar për ne , në mesin e të cilëve ishte botimi i parë i English-Albanian grammar and reader. (Këndime Englisht-Shqip dhe garmatika)

Miqësinë shqiptare e njofti edhe me lidhjen romantike me shkollarin dhe politikanin shqiptar Lef Nosin , të cilit ia la në trashëgim  një bibliotekë të pasur .

 

Kur Zonja Hasluck e fitoi grantin nga Universiteti i Aberdinit qe ne Shqiperi te mirret me hulumtime etnografike , ajo nuk e dinte qe do ta meson edhe gjuhen shqipe dje do ta dashuron aq shumë një popull të huaj per te.

 

Ishte në shenjestër të shërbimeve të mëshefta dhe kur Italia e pushtoi Shqipërinë më

1939 , u detyrua të largohet në Athinë.Kur pas pak kohësh edhe Athina bëhej e pa sigurtë për jetën e saj , me urdhër të Shërbimi Sekret  Britanik  u shpërngul në Stamboll dhe pastaj në Kairo.Me 1945 u gjet që ajo vuante nga Leukimia ,kështuqë shkoi në Dablin (Dublin)ku edhe vdiç
Ajo ishte gjeografe, gjuhëtare , epigrafe, arkeologe dhe shkollare skoceze e dashuruar në Shqipëri, Ishte pioniere e ekspertëve për Shqipërinë, e lindur me 1885  dhe u bë një nga ekspertet kryesore Perëndimore për popullin dhe kulturën shqiptare. Librat e saja të shkruara nga përvoja e saj e gjallë në mesin e shqiptarëve janë ende të të pathyeshme pë temen që e traatojnë. “Anglezka” e quanin shqiptarët nga dashuria për te.E lindur si skoceze  , por në “ vendlindjen “ e saj të dytë u bë heroinë e kohës.

Vitet e saja të kaluara në Elbasan ishin plot fryte dhe kënaqësi.

Bota i dërgonte misionarët e ndershëm të saj që të thonë fjalën e vërtetë pë një popull të harruar por grabitur e plaçkitur pa mëshirë. Edhe Bernard Newman ishte nga  ata udhëtarë të Europës që u takua edhe me Zonjën Hasluck(1936)

Shteti i kohës ia kishte dhënë një  truproje , të cilin u desht kohë që ajo ta pranojë, e Newmani në kujtimet e tij e përmend atë që i kishte shërbyer verë qershijash

 

“Margaret Masson Hardie Hasluck (1885-1948)”  nga Sharon R. Stockerështë libri ku në mënyrë të qartë e pa lakime e pasqyron jetën e saj  prej shkencëtari në Shqipëri.
Është një bibliografi e gjerë e cila duhet të përkthehet dhe të lexohet që të kemi më të qartë se çka mendonte bota për ne së cilës nuk i jemi falmnderues . Europa është me ne , por ne duhet të ndërrojmë pak në mentalitetin tonë.  ja se çka ka për t`u lexuar: “

The Shrine of Men Askaenos at Pisidian Antioch, 1912 ;Dionysos at Smyrna, 1912–1913

The Significance of Greek Personal Names, 1923 ;Christian Survivals among Certain Moslem Subjects of Greece, 1924 ;The Nonconformist Moslems of Albania, 1925

A Lucky Spell from a GreekIsland, 1926;The Basil-Cake of the Greek New Year, 1927

An Unknown Turkish Shrine in Western Macedonia, 1929 ;Measurements of Macedonian Men, 1929;Këndime Englisht-Shqip or Albanian-English Reader: Sixteen Albanian Folk-Stories Collected and Translated, with Two Grammars and Vocabularies, Cambridge, 1932;Physiological Paternity and Belated Birth in Albania, 1932

Bride-Price in Albania: A Homeric Parallel, 1933;A Historical Sketch of the Fluctuations of Lake Ostrovo in West Macedonia, 1936;The Archaeological History of Lake Ostrovo in West Macedonia, 1936;Causes of the Fluctuations in the Level of Lake Ostrovo, West Macedonia, 1937 ;The Gypsies of Albania, 1938;Couvade in Albania, 1939 ;Oedipus Rex in Albania, 1949 ;The unwritten law in Albania, publ. 1954, ISBN 0-88355-910-2
Fahri  Xharra , 15.11.14

Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress