
Masat e BE-së ndaj Kosovës, opozita kërkon llogari nga kryeministri Kurti
Partitë opozitare kanë reaguar pas hyrjes në fuqi të masave sanksionuese ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian. Tri partitë opozitare kërkojnë llogari nga kryeministri për këto masa, ndërsa më i ashpër në reagim ishte lideri i AAK-së, i cili kërkon mocion për rrëzimin e Qeverisë.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se është “koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit”.
Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian”, ka shkruar Abdixhiku.
Ndërsa nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se si pasojë e qeverisjes Kurti, Kosova është sanksionuar nga aleatët. “E përçarë nga brenda dhe e sanksionuar nga aleatët, ky është rezultati i qeverisjes së Albin Kurtit”, ka shkruar ajo.
Ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, është interes kombëtar. “Hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi”, ka shkruari ai.
Sipas BE-së, masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës janë: suspendimi i përkohshëm i punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit; mosftesa e Kosovës në takime të nivelit të lartë; suspendimi i vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja si dhe; ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit).
Më shumë storie
Beograd, analistët: Zgjedhjet në Kosovë, sfidë për partitë serbe
Analistët në Beograd vlerësojnë se zgjedhjet parlamentare kanë qenë një sfidë për partitë serbe, të cilat kanë garuar në kushte...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Përfundon numërimi i votave të kandidatëve në 5 komuna
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 5 komuna dhe...
Serbia vazhdon të pengoj zbardhjen e fatit të të pagjeturve
Serbia po vazhdon edhe më tej ta pengojë zbardhjen e fatit të personave të pagjetur në luftën e fundit në...
Po vazhdon numërimi i votave për deputet në Qendrat Komunale numërimi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke vazhduar procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit...
Albin Kurti letër BE-së: Serbia vazhdon diskriminimin e shqiptarëve të Luginës
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një letre drejtuar përfaqësueses së lartë për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë,...
Zgjedhjet 2025: Rezultatet e fundit nga KQZ
Po vazhdon numërimi i votave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe procesimi i tyre. Sipas përditësimit të fundit në faqen...
Average Rating