Home » Lajme » Masat lehtësuese/ Rama: Vetëm 6 qytete do mbeten zona të kuqe

Masat lehtësuese/ Rama: Vetëm 6 qytete do mbeten zona të kuqe

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se duke nisur nga e Hëna e ardhshme, të gjitha zonat që janë cilësuar si jeshile, do të jenë të lira për qarkullim ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21:00.

Për zonat e kuqe, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash qarkullimi si gjatë këtyre ditëve.

“Nga e hëna e ardhshme do të mbeten vetëm Zonat e Kuqe të përcaktuara në hartën bashkëngjitur, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara.

E gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe qarkullimi ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00. Për këtë pjesë do të mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura”.

Fundjava do të vijojë me të njëjtat rregulla si javën e kaluar. Rama thotë se nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç, transmeton Media kontakt.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch