Home » Histori, Lajme » Mavraj , Kardinali dhe shteti i Kosovës

Mavraj , Kardinali dhe shteti i Kosovës

Fahri-Xharra 1Daniel  Serwer   ( i qendrës për studime të avancuara ndërkombëtare në shkollën “John Hopkins” në Washingtons ) e njeh  humë mirë situatën në vend, thotë se Kosova s’duhet të mbetet e izoluar, por ka si shqetësim gatishmërinë e kosovarëve për t’iu bashkuar “Shtetit Islamik”. Thotë se Kosova dikur ishte sekulare dhe se sot kjo po ndryshon. Personalisht, më duket se po shohim një rritje dramatike të kosovarëve që janë të gatshëm për të luftuar për një kauzë që unë e cilësoj të tmerrshme, por atyre po u duket tërheqëse. Mungesa e mundësive për punësim, izolimi, financimi nga të huajt ekstremistë, zhgënjimi nga përfitimet e pavarësisë, zhgënjimi me qeverisjen e korruptuar, të gjitha këto luajnë një rol frymëzues për rekrutim në “Shtetin Islamik”.(Zëri.info)
Thotë se Kosova dikur ishte sekulare dhe se sot kjo po ndryshon ?

Si është e mundur që një bandë radikalesh islamik të ndërron mendjen e gati  një populli në Kosovë?
Si u bë që argatët më të fortë të shkatërrimit të ardhmërisë së Kosovës të përkrahen nga një masë aq e madhe e popullsisë së Kosovës ? Si u bë që askush nga politikanët e Kosovës që nga  Ibrahim Rugova  e deri sot te  Isa Mustafa ( për 16 vjet çlirim të mos dalin publikisht kundër një të keqeje që e frikëson edhe Europën ? Kush e gjeti  “leverdinë” personale për humbjen e vitalitetit të një shteti të ri ? Kush e gjeti “leverdinë” personale ne fatkeqësinë e New Bornit
A janë të përzier në këtë “ leverdi “ edhe politika dhe  udhëheqësit fetar ; edhe mediat pamore , të dëgjuara dhe elektronike ? Sa e sa pyetje kishin për t`u bër  ,por të cilave nuk deshtëm publikisht t`iu përgjigjemi kurrë.
Miku i Kosovës Daniel Serwer me qindra herë na ka  shpjeguar se : Kosova dikur ishte sekulare dhe se sot kjo po ndryshon ! E kjo sot është që 16 vjet të pas luftës.

Pas këtyre,tërthorazi qëndron udhëheqja e Kosovës në bashkëpunim me klerikët islamistë,mbi nëntëdhjetë për qind e hoxhallarëve,janë spiuj të Serbisë e vegla të shitura të Iranit’ më thot një komentues në postimet e mia.
Po opozita ,ku qëndron ? Kur VV- ja foli kundër të keqes kombëtare ?

“ISIS-i po planifikon të sulmojë Britaninë brenda disa javësh ‘ shkruante sot në shtypin  e Europës . Po mirë, kush nga britanikët  nuk dyshon që ne atë grup nuk do të ketë dhe shqiptar nga Kosova ose nga Maqedonia ose nga Shqipëria?

Op-pO ( opozitë-pozitë ) , ju ka shkuar mendja të pyesni vetën : pse Bosnja mbeti kështu pa zgjidhje , me “kufij te garantuar” por me një pushtet jo funkcional ? Jua them unë .Kush i besonta Alija Begoviqit se nuk do ta sillte Iranin në pushtet ? Edhe Ballkani është Europë !

Fajet qe rendojnë mbi Kosovën;

1-Op-pO ndërtojë xhamia rekord, për 10vite 750, ( që 16 vite) edhe asnjëherë nuk e burgosi asnjë hoxhe radikal , edhe çka i burgosi i lëshojë, me shpejt se sa i arrestoje

2-Op-pO  për 10 vite beri qe nga Kosova te ikën 230 000 te rijnë, kur filluan te ikin te rinjtë gjate vitit te ri u akuzua Pozita, edhe u ndërtuan skema Amerike-Rusi-Greqi

3- Op-pO vjedh, edhe e zhvillon korrupsionin

4-Op-pO  e ndryshoje Historinë e popullit shqiptare, duke i bërë turqit Çlirimtare

5-Op-po i qoje 400 djem tone ne Siri, duke i bere reklama, antiamerikane Kosovës

7-Op- Po , të vetëdijshëm apo jo , ia përgatisin terrenin Serbisë .

8-Njerëzit me te mire që  janë ne Op=pO ata janë “ proamerikan”. E pse janë “Pro Amerikan?!-“Xhamit  e shpojnë qiellin, Propaganda antiamerikane lulëzon nëpër xhamia, populli varfërohet çdo here e ma shume, ike populli ne Perëndim sa me tepër, hoxhallarët, e hajnat, mafia, e kanë fjalën kryesore neper televizione

Populli duhet te flejë, ti shikoj punët e veta, edhe te jete i dëgjueshëm, ka shtete tjera edhe është Op-pO  ajo qe neve na udhëzon edhe na orjentonë , tekefundit  Kosova nuk duhet te jete vend i perjetësisë
Vazhdojmë: “Është lufta globale kundër terrorizmit, mirëpo aty jemi pak të rëndësishëm»  …. .. “Samet Imishti u arrestua një ditë më parë nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet italiane, për dyshimet mbi terrorizëm dhe për tentim për tu bashkuar në konfliktet e jashtëm. Por, sot dikush është lajmëruar nga facebook’u i tij dhe ‘siguron’ për pafajësinë e 48 vjeçarit, i cili dyshohet se bashkë me tre të tjerë ishin duke përgatitur sulm për ta vrarë Papën, transmeton Gazeta Express. Imishti nga fshati Rezhancë e Hanit të Elezit, nuk është i vetmi kosovar i arrestuar të martën për terrorizëm. Edhe dy familjarët e tij, vëllai Ismail Imishti dhe nipi Mërgim Imishti kanë përfunduar në pranga nga një tjetër aksion policior i kryer në Itali. Ata u arrestuan në të njëjtën kohë në Kosovë dhe Itali përmes aksioneve të koordinuara të të dy autoriteteve të sigurisë Italiane dhe atyre kosovare.
Europa nuk i frikohet nacionalizmi shqiptar të Kosovës ,por ka frikë nga shteti islamik i Kosovës !  Prandaj  ta themi troç !

Fahri Xharra,14.12.15
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress