Home » Lajme, Vendore » Mbahet mbledhja e parë e këshillit komunal në Preshevë në krye me Ardita Sinanin

Mbahet mbledhja e parë e këshillit komunal në Preshevë në krye me Ardita Sinanin

Në cilësinë e kryetarës së Komunës, sot mbajta mbledhjen e parë të Këshillit Komunal.Ndër pikat e shumta me të cilat bashkërisht me anëtarët tjerë të Këshillit Komunal i miratuam ishin edhe formimet e komisioneve për të shqyrtuar se si janë shpenzuar mjetet e buxhetit publik nga qeverisja paraprake. Është me rëndësi t’i qartësojmë dyshimet e shumta për korrupsion dhe keqpërdorime të parave të taksapaguesve tanë sidomos rreth shpërndarjes së pllakave të betonit e shtyllave elektrike e poashtu edhe keqpërdorimi i paisjeve të blera nga buxheti i komunës.Këshilli Komunal poashtu vendosi që secili anëtarë i saj të ketë resor të caktuar të veprimit gjatë qeverisjes sonë.U anulua vendimi i organit të përkohshëm me të cilin mediave të caktuara i ishin ndarë mjete më shumë se që është e lejuar me ligj. Kjo ndarje antiligjore është bërë me urdhër të kryetarit të organit të përkohshëm.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch