Home » Lajme, Vendore » Mbahet seanca e parë e KK të Preshevës, z.Salihu zgjidhet kryetar i Kuvendit ndërsa Ardita Sinani kryetare e Komunës

Mbahet seanca e parë e KK të Preshevës, z.Salihu zgjidhet kryetar i Kuvendit ndërsa Ardita Sinani kryetare e Komunës

Sot, Kuvendi komunal mbajti seancën konstituive ku u zgjodhën organet udhëheqëse të Komunës së Preshevës të dalura nga zgjedhjet e 28 marsit.

Bazuar në marrveshjen mes partnerëve të koalicionit të PDSH-së, PVD-së, LR-së dhe UDSH-së, z.Sami Salihu, Kryetari i Lëvizjes për Reforma është zgjedhur kryetar i kuvendit komunal. Z.Salihu me 22 vota për.

Pas mbylljes se punimeve te seances konstituive si dhe te zgjedhjes se organeve te Legjislatures pas nje pauze te shkrurter u ftua edhe seanca e rregullt e Kuvendit Komunal me dy pika te rendit te dites, zgjedhjes se kryetarit dhe te organeve te komunes se Presheves me keto dy pika te rendit te dites :

1. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit per Kryetar , zevendes kryetar dhe anetarve te keshillit komunal,

2. Nderprerja e mandatit te kryetarit dhe sekretarit te organit te perkoheshem.

Pas aprovimit te rendit te dites kryetari i Kuvendit Komunal z.Sami Salihu lexoi biografine e kandidates per Kryetare te Komunes se Presheves znj Ardita Sinanit. Edhe ne kete pike te rendit pati diskutime te shumta duke drejtuar edhe etiketime dhe fyerje te ndryshme ndaj znj.Sinani, z.Mustafa si dhe ndaj z.Salihu.

Kandidatja per kryetare te Komunes, znj. Ardira Sinani propozoi per zevendes kryetar z. Ragmi Mustafa, si dhe shtat antarët e këshillit komunal, organe keto te qeverisjes se ardhshme lokale.

Me 22 vota PRO dhe 9 kundër, znj. Ardita Sinani zgjidhet kryetare e Komunes se Presheves ,

Per zevendes kryetar te komunes me 23 vota PRO dhe 10 kunder zgjidhet z.Ragmi Mustafa.

Ndersa per anetaret te keshillit komunal u votuan : Selman Sadiku, Rinor Dalipi, Sara Mustafa, Erxhan Ramadani, Latif Afizi, Suejb Musliji dhe Jashar Sahiti.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch