Mbështetje amendamentit të Bashës për ushtrinë e Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI

Amendamenti i Bashës që kërkon ndihmë prej 50 milion euro për Kosovën vjen nga ky politikan dhe kryetar i opozitës i cili vlerëson si duhet momentet e paqëndrueshmërisë në Ballkan , kur Serbia armatoset cdo ditë e më shumë dhe që provokon për destabilizimin e Kosovës, gjë e cila përbën kërcënim për të gjithë paqen në rajon.
Kosova është qëllimi kryesor për destabilizim nga ana e Serbisë dhe Rusisë.
Në këto rrethana ajo e cila është mëse e motivuar për t’a ndihmuar Kosovën është Shqipëria, pavarësisht se më shumë dhe më seriozisht Kosovën e mbështesin SHBA, Turqia dhe Kroacia, por nuk është vonë që Kosovën ta mbështesë edhe Shteti Shqiptar i Shqipërisë.Kosova nuk është cështje e vetëm shqiptarëve të Kosovës por është cështje mbarëkombëtare, dhe ndihma prej 50 milion euro për ushtrinë e Kosovës nuk përbën ndonjë “kërcënim” për buxhetin e Shqipërisë, kur këto euro Shqipëria i merr vetëm nga taksa që paguajnë kosovarët për kalimin në “Rrugën e Kombit”.
Prandaj nuk besoj se do ketë ndonje debat politik, mediatik dhe as kundërshti nëse qeveria shqiptare do të akordojë ndihmë financiare për mbrojtjen e Kosovës.
Më shumë storie
Kauzat e protestës gjithkombëtare në Tiranë: protestohet për gjithcka pasi politika në 35 vjet nuk ka bërë asgjë të hajrit
Nga Skënder Sadri KAPITI Unë në pamundësi për të qenë në këtë protestë, në fakt këtë se cfarë sot po proteston...
Gabuan votuesit në Kosovë: votuan një zgjidhje hibride mes korrupsionit dhe patriotizmit
Nga Skënder Sadri KAPITINë Shqipëri protestë për Shqipërinë etnike kurse në Kosovë nuk shkojnë në votim se përtojnë dhe s’mund...
Mbretëria e Dardanisë, sot Republika e Dardanisë
Nga Skënder Sadri KAPITI Liria, pavarësia dhe shteti e kanë emrin Dardani. Emri Dardani i tmerron sllavo-serbët.Prandaj Republika e Kosovës...
Për cilin do votonte në Kosovë qytetari shqiptar nga Shqipëria?!
Nga Skënder Sadri KAPITI Shqiptari i vërtetë , patriot me shpirt e zemër atdhetarie nuk mund të rrijë indiferent nga zhvillimet...
Komploti i V.Osmanit 2026 dhe ai i I. Mustafës 2020
Nga Skënder Sadri KAPITI Patriotizmi dhe demokracia, a do i japin përsëri Kurtit të drejtën për të vazhduar qeverisjen?! Kërkohet që intelektualët dhe...
Interviste – Refik HASANI: Shqipëria Amë, ka obligim moral, Kombëtarë e mbi të gjitha detyrim kushtetues…
Intervistë në #TV Refik HASANI Veprimtar e Publicist Shqipëria Amë, ka obligim moral, Kombëtarë e mbi të gjitha detyrim kushtetues...

Average Rating