Home » Lajme, Vendore » Mbi 50 përqind e buxhetit të komunës së Preshevës është realizuar nga mjetet vetanake

Mbi 50 përqind e buxhetit të komunës së Preshevës është realizuar nga mjetet vetanake

Stema e PreshevesMbi 50 përqind e buxhetit të komunës së Preshevës është realizuar nga mjetet vetanake në gjashtë mujorin e parë të vitit kalendarik 2014. Ky realizim i mirë ka bërë që planifikimi i buxhetit dhe rebalanci gjatë muajve të mbetur të bëhet më lehtë, do të ketë tejkalim dhe do të mund të realizohen projekte që do të jenë në favorin e qytetarëve vendës, kështu ka deklaruar në intervistën për Televizionin Presheva kryeshefi i drejtoratit për ekonomi, financa dhe ndërmarrësim privat, Fatmir Azizi.

Procedura më strikte rreth ndërtimit të objekteve që ka të bëjë me kompensimin për rregullimin e tokës ndërtimore ka bërë rritjen e mjeteve vetanake të realizuara gjatë kësaj periudhe kohore. Kryeshefi i financave porosit shfrytëzuesit e buxhetit të komunës që të jenë më të kujdesshëm në menaxhimin e mjeteve publike dhe dedikimin e tyre. Raportimi i realizimit të buxhetit për gjashë mujorin e parë do të bëhet në data 15-20 korrik para anëtarëve të këshillit komunal në Preshevë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch