Shtatë bujq nga Komuna e Preshevës janë përfitues të projektit Përparimi I prodhimtarisë pemëtarë në rrethin e Pçinjës. Nga ky projekt janë ndarë 6080 fidane të llojit të ndryshëm të pemëve.Kryetari Ragmi Mustafa, uron që ky proces të vazhdojë edhe më tej,në mënyrë që të ketë zhvillim të pemëtarisë në komunën e Preshevës.
Janë shpërndarë fidane për bujqit të cilët kanë qenë aplikues të Projektit “Përparimi i prodhimtarisë pemëtarë në Rrethin e Pçinjës” i financuar nga Programi “EU-PROGRES” i Bashkimit Evropian, i përkrahur nga Qeveria Zvicerane, ku nga komuna e Preshevës shtatë bujq kanë qenë përfitues të këtij projekti. Nga ky projekt gjithsejtë janë ndarë 6080 fidane të llojeve ndryshme të pemëve. Kryetari Ragmi Mustafa, uron që ky proces të vazhdojë edhe më tej,në mënyrë që të ketë zhvillim të pemëtarisë.,
Inxhinieri I bujqësisë Memet Halimi ka thënë për Radio televizionin Presheva se këta bujq të cilët kanë fituar këtë donacion,duhet të kenë përkujdesje dhe kushte të mira,në mënyrë që të kenë prodhimtari të mire në pemëtari.
Përfituesit e këtij donacioni ,u shprehen të kënaqur dhe falënderues për dhurimin e këtyre fidanëve.
Komuna e Preshevës në bashkëpunim me programin delegacionit evropian Progres ka realizuar disa projekte,që kanë të bëjnë me rritjen e nivelit të bujqësisë.
Rtv Presheva