Home » Lajme, Opinione » MBI 80 PËR QIND E DEPUTETËVE NUK E NJOHIN HARTËN E SHQIPËRISË ETNIKE (!)

MBI 80 PËR QIND E DEPUTETËVE NUK E NJOHIN HARTËN E SHQIPËRISË ETNIKE (!)

I besoj Nacionalizmit të Popullit tim.

I besoj Shpirtit nacionalist të Popullit tim për Bashkim Kombëtar Shqiptar, për Shqipërinë Etnike,

Si t’iu besoj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë kur mbi 80 për qind e tyre nuk e njohin realisht e konkretisht Hartën e Shqipërisë Etnike, nuk kanë në pasaportat e tyre diplomatike vizita pune apo turistike në viset etnike shqiptare të Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Luginës së Preshevës, të Camërisë…!

Nuk e dijnë kah e ku i bie Shkupi e Mitrovica, Plavë-Gucia e Presheva, Drenica e Tivari, Preveza e Vermoshi…!

Shqipëria do të bahet dhe Kombi do të bashkohet kur edhe përfaqësuesit e popullit në kuvendet e tyre në Shqipërinë Nanë apo në Kosovë, në Maqedoni…do ta njohin ma shumë e do ta duan ma mirë Shqipërinë Etnike në të gjithë territoret e saj në gjashtë shtete të Ballkanit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch