Mbretëria e Bashkuar: Gjithçka gati për Samitin e Berlinit, Kurti udhëton në Londër
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të jetë mikpritëse e Samitit të radhës të Procesit të Berlinit që organizohet të mërkurën me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kosovën në këtë samit do ta përfaqësojë kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili ka udhëtuar sonte drejt Londrës.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe, ku do të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesit të Berlinit. Gjatë qëndrimit në Londër, kryeministri Kurti do të ketë edhe takime bilaterale, si dhe do të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në kuadër të samitit”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Procesi i Berlinit është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë, thuhet në komunikata të ndara nga Qeveria britanike dhe ajo gjermane.
“Qëllimi i Samitit është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet për përafrim më të ngushtë me Evropën në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e qeverisë britanike.
Previous post
Jared Kushner e Steve Witkoff këshillojnë Netanyahun: Mos rreziko armëpushimin në Gazë
Më shumë storie
Reuters: Avokatët e Thaçit kërkojnë lirimin nga akuzat për krime lufte
Avokatët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë deklaruar sot para gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë se ai...
Hagë: Përfundon mbrojtja e Thaçit, vazhdon e Veselit
Ka përfunduar dita e tretë e deklaratave përmbyllëse në procesin e gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë. Sot janë...
OESH shpreh shqetësim për kërkesën e Prokurorisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Prokuroria në Gjykatën Speciale në Hagë ka kërkuar që katër ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të dënohen me...
LIBËR ME VLERA TË LARTA STUDIMORE
Hysen IbrahimiSuedi, Förslöv, 16.01.2026Titulli: “Kritika letrare – Vlerësime, trajtesa” (2026)Autori: Prof. Fetah Bahtiri Sot doli nga shtypi libri më i...
Amerika përqafon imperializmin dhe braktis Europën
Në vitin 2025, Amerika e braktisi Ukrainën dhe Europën përballë Rusisë dhe zgjodhi të kaluarën perandorake si të ardhme. Ky...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginë
Gjatë një seance të mbajtur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmeni amerikan Keith Self ka...

Average Rating