
Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës urojnë për 17-vjetorin e pavarësisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë mesazhe urimi nga Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud, dhe Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në njoftimin e Presidencës theksohet se Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës i kanë uruar Presidentes Osmani dhe popullit të Kosovës urimet më të përzemërta për përparim dhe zhvillim të vazhdueshëm.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar mesazhe urimi nga Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, si dhe nga Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Lartmadhëria e Tij Princi Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhet e tyre, Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës i kanë uruar Presidentes Osmani dhe popullit të Kosovës urimet më të përzemërta për përparim dhe zhvillim të vazhdueshëm”, thuhet në njoftim.
Më shumë storie
Mediat gjermane: Autokracia në Serbi po lëkundet
"Për më shumë se gjashtë muaj mijëra vetë po protestojnë në Serbi. Ata janë jashtëzakonisht krijues në hartimin e strategjive...
Kosova nuk mund të mbetet peng i një partie politike, është koha për përgjegjësi shtetërore
Nga: Ramiz TAFILAJ Kosova gjendet në një situatë kritike. Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka...
Donalg Trump: T’i jepet fund luftës në Gazë, të arrihet marrëveshja
Presidenti Trump ka bërë apel për t’i dhënë fund luftës në Gazë. Ai ka kërkuar lirimin e pengjeve, ndërsa tensioni...
Nga takimi Kurti me liderët, s`ka kompromis për dalje nga ngërçi
Takimi i thirrur nga kryeministri në detyrë dhe lideri i VV-së, Albin Kurti, me krerët e partive politike, përfundoi pa...
Kosovë: Përfundojnë festimet e Vidovdanit në Gazimestan
Kremtimi i Vidovdanit në Gazimestan këtë vit ka kaluar pa ndonjë incident që cenon rendin publik, me përjashtim të disa...
Ka nis takimi i Kurtit me liderët e partive parlamentare
Me përjashtim të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, të gjithë liderët e partive tjera parlamentare po marrin pjesë në takimin...
Average Rating