Home » Lajme, Opinione » MË 27 QERSHOR, RAMA DHE KURTI TË MOS MANIPULOHEN NGA SHEFI I TYRE PAPANDREU!

MË 27 QERSHOR, RAMA DHE KURTI TË MOS MANIPULOHEN NGA SHEFI I TYRE PAPANDREU!

Nga Valmir Perquku

Më datën 27 të muajit të qershisë përkujtohet dita e gjenocidit të barbarëve grekë ndaj çamëve. Shteti grek dhe personalitet publike greke, pa fije turpi dhe civilizimi njerëzor, përpiqen ta fshehin dhe ta mohojnë këtë barbarizëm me të gjitha mënyrat.

Ky gjenocid u ushtrua ndaj çamëve të pafajshëm sepse  ishin shqiptarë.  Mu për këtë arësye, të gjithë ne duhet ta përkujtojmë dhe ta bëjmë të njohur botërisht këtë fakt me manifestime, dosje presi, nëpërmjet kanaleve zyrtare shtetërore dhe diplomatike…

Pra, kërkohet nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, dhe homologu i tij kosovar Albin Kurti  t’i sigurojnë të gjithë shqiptarët se nuk pranojnë të manipulohen nga shefi aktual i Internacional Socialists , ish-kryeministri grek Jorgos (Giorgos) Papandreu, në lidhje me përkujtimin publik shtetëror të kësaj date.

Shqiptarët e dinë se Partia Socialiste e Shqipërisë  dhe Lëvizja Vetëvendosje janë anëtare të Internacionalistes. Papandreu edhepse shtihet (“shtihohet” thuhet në Kosovë) si internacionalist dhe paqësor në rolin e tanishëm, ky njeri është në fakt një shovinist dinak grek. Gjithmonë ua ka mbajtur anën barbarëve që e kanë kryer gjenocidin në Çamëri e kurrë viktimave.

Nuk pritet nga Rama dhe Kurti të jenë dinakë ndaj shefi të tyre apo babai të tyre shpirtëror (siç ishte Stalini për Enverin) por vetëm të kenë një logjikë të pastërt njerëzore dhe qytetare. Përkundrazi, të dy kryeministrat shqiptarë të jenë të saktë ndaj popullit të tyre. Papandreu do ta bënte të njëjtën gjë po të ishte në vendin e tyre! (Le t’ia japin këtë argument shefit po i qortoi dhe i kërkcënoi me tërheqje veshi apo shpullë!)

Ja pse kërkesa e formuluar këtu nuk është e tepruar: Po t’i kishte thënë Stalini Enverit ta mbylte gojën (në nivel ndërkombëtar)  në lidhje me gjenocidin e grekëve ndaj çamëve, shoku Enver do ta dëgjonte. Mbase edhe i ka thënë! Apo jo?

Rama dhe Kurti duhet ta evitojnë një të ardhme të afërt ku në Historinë shqiptare të Çamërisë do të shkruhet:

“Në vitet 20 të shekullit 21 kishte manifestime dhe aktivitete më të rëndësishme për njohjen e gjenocidit  grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë  në  Gjermani, Holandë e Turqi sesa në trojet shqiptare. Në atë kohë, një grek i cili SHTIHOHEJ si internacionalist ishte babai shpirtëror i kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës”…

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch