Home » Lajme, Politikë » Me 82 vota për, Kuvendi i Kosovës votoi mocionin kundër Qeverisë Kurti

Me 82 vota për, Kuvendi i Kosovës votoi mocionin kundër Qeverisë Kurti

Me 82 vota për 32 kundër dhe vetëm një abstenim, deputetët e Kuvendit votuan mocionin e iniciuar nga LDK-ja, për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, pas vetëm 50 ditëve të jetës së saj.

Në bazë të Kushtetutës, pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, Presidenti i Kosovës ka dy opsione para vetës se si të veprojë.

Opsioni i parë, është të nis konsultimet me subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend, ngjashëm sikurse ne një situatë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, me qëllim që të caktojë një mandatar të ri për formimin e Qeverisë.

Në këtë rast, Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekti i parë i dalë nga zgjedhjet, duhet kërkuar propozimin e mandatarin të ri.

Ky propozim nuk mund të jetë sërish Albin Kurti. Në herën e dytë, Presidenti ka në diskrecion të vendos se cila prej subjekteve politike respektivisht koalicioneve në Kuvend kanë gjasa më të mëdha për të formuar Qeverinë e re.

Ndërsa opsioni i dytë, është që përmes një dekreti të shpërndajë Kuvendin dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch