Home » Lajme, Vendore » Me gjith krizën politike, punët në teren po vazhdojn me intenzitet të shtuar

Me gjith krizën politike, punët në teren po vazhdojn me intenzitet të shtuar

Gjatë ditës së sotme kryetarja e komunës, Ardita Sinani vizitoi fshatin Depcë dhe Sefer, ku po zhvillohen punimet për sanimin e rrugëve lokale që shpijnë nga rruga magjistrale deri te këto dy fshatra.
Punimet në këto dy rrugë zhvillohen sipas planit investiv dhe buxhetit komunal për vitin 2017.
Gjatësia e rrugës për fshatin Depcë është rreth 1.5 km, kurse ajo e fshatit Sefer është në gjatësi prej rreth 2 km.
Kërkesa për sanimin e rrugëve në këto dy fshatra ishte kërkesë e kahershme e banorëve të asaj pjese, andaj për kryetaren Sinani ishte prioritet ndërhyrja për përmirësimin e rrugëve të Depcës dhe Ilincës. Kryetari i BL Depcë Zeqirja Rashiti u shpreh se kjo ndërhyrje në infrastrukturën rrugore të malësis ka qenë shum e nevojshme dhe më në fund e përjetuam që një kryetare e komunës ta vizitoj dhe të investoj në malësi, pasi që kryetaret e mëhershëm këtu kanë ardhur vetëm në fushata zgjedhore për të na kërkuar votat.
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në këtë pjesë do të lehtësoj qarkullimin e banorëve të fshatit Depcë dhe Sefer me mjetet e tyre, e sidomos për bujqit dhe blegtorët.
Në një të ardhshme shumë të afërt pritet të fillojnë punimet edhe në fshatrat Ilincë dhe Bukoc.

/RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch