Home » Lajme, Vendore » Me moton “Mjaft më Lugina do zgjidhje”, më 28 Nëntorë, Luginasit do të mbajnë protestë gjithpopullore

Me moton “Mjaft më Lugina do zgjidhje”, më 28 Nëntorë, Luginasit do të mbajnë protestë gjithpopullore

Me moton “Mjaft më Lugina do zgjidhje” nën organizimin e OVL të UÇPMB- së dhe në mbështetje të subjekteve politike shqiptare dhe Këshillit të Bashkësisë Islame që vepronë në Luginë të Preshevës, më 28 Nëntorë në ditën e Flamurit Kombëtarë Lugina e Preshevës do të mbaj protestë gjithpopullore.

Protestëpa ka për qëllim që të ngrisë zërin e shqiptarëve të Luginës për realizimin e të drejtave të tyre, duke përfshirë të gjitha fushat ku shqiptarët e Luginës janë të diskriminuar.

Protesta do të nisë prej orës 11:00, duke filluar marshin nga Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë deri te Sheshi i Dëshmorëve, para ndërtesës së Kuvendit Komunal të Preshevës ku edhe pritet të lexohet një deklaratë drejtuar isntitucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch