Home » Lajme » MË SHUMË BASHKËPUNIM MIDIS PRESHEVËS DHE PEJËS, MË SHUMË MUNDËSI PËR ZHVILLIM EKONOMIK

MË SHUMË BASHKËPUNIM MIDIS PRESHEVËS DHE PEJËS, MË SHUMË MUNDËSI PËR ZHVILLIM EKONOMIK

Sot, kryetarja e Preshevës Ardita Sinani ishte e ftuar në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Pejës, ku miku i saj Gazmend Muhaxheri mori detyrën e kryetarit të Komunës.

Postimi i znj. Sinani:

“Sot isha e nderuar 🙏 të jem e ftuar në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Pejës, ku miku im Gazmend Muhaxheri mori detyrën e kryetarit të Komunës.

Në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës, urova 👏 z.Muhaxheri për mandatin e tij të ri.

Shpreha po ashtu përkushtimin e Komunës së Preshevës për thellimin e bashkëpunimit 🤝 me Komunën e Pejës, i cili është dinamizuar sidomos nga Asambleja e Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare 🇦🇱 në Rajon.

Përvoja e Pejës, sidomos në zhvillimin e turizmit malor 🏕️ është jashtëzakonisht e dobishme për Komunën e Preshevës, si potencial për zhvillim ekonomik.

Vazhdojmë bashkë 💪Se bashkë është më mirë 💞

#Peja#UBSHR#BashkëpunimiRajonal#TurizmiMalor#ZhvillimiEkonomik#PreshevaEre

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2022 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress