Protesta e djeshme gjithëpopullore kundër diskriminit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës është pasqyruar edhe në mediat rajonale e më gjërë. Mediat elektronike dhe të shkruara serbe kanë raportuar se protesta e djeshme ka qenë e qetë dhe pa incidente.
Shumica e tyre kanë marrë vlersimet e liderëve të subjekteve politike në Luginë të Preshevës.Megjithatë redaksia e faqes elektronike Presheva Com ka reaguar se në disa media serbe është keqinterpretuar fotomontazha e cila ishte ekspozuar ditë më parë për paralajmërimin e protestës.
Nga ana tjeter edhe mediat në gjuhën shqipe të Shqipërisë,Kosovës dhe Maqedonisë kanë raportuar gjerësishtë për protestën e djeshme.Ato kanë komentuar se protesta ka qenë e qetë,pa incidente dhe me pjesmearrjen e mijëra qytetareve.Për dallim nga protesta e parë që u mbajt në Bujanoc,raportimi për protestën në Preshevëka qenë koherent,ngase rrjeti I internetit në protestën e parë ishte jashtë funksionit.Protesta e radhës do të mbahet më 28 nëntor ku shqiptarët e Luginës së Preshevës do të këkrojnë përdorimin zyrtar të flamurit dhe simboleve kombëtare.