Beograd, 29 nëntor – Lirimin e ish kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij nga Tribunali i Hagës, mediet në Serbi e ka komentuar si ‘shuplakë të re’ për Serbinë.
“Shuplakë e re: Lirohet Haradinaj”, është titulli i portalit të njohur serb, B92, ku raporton gjerësisht për aktgjykimin e Haradinajt.
“Haga ndihmon dy herë: Haradinaj sërish lirohet nga të gjitha akuzat”, është titulli i të përditshmes serbe, “Blic”.
“Haradinajt i hapet rruga për t’u kthyer në politikë”, është titulli i agjencisë serbe të lajmeve, Tanjug./Koha NET/