
Medvegjë: Me aktivitete letrare shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit
Në kuadër të Ditës së Mësuesit, në shkollat shqipe të Medvegjës u mbajt një orë letrare me pjesëmarrjen e nxënësve dhe poetëve vizitorë. Kjo ngjarje simbolike përkujtoi rëndësinë e arsimit në gjuhën shqipe, i cili vazhdon të zhvillohet, pavarësisht sfidave.
Ishte kjo një orë letrare e nxënësve dhe poetëve vizitorë në shkollat shqipe në Medvegjë, simbolikë e shënimit të Ditës së Mësuesit, ku procesi i zhvillimit të mësimit në gjuhën shqipe, pavarësisht numrit të vogël të nxënësve, ka rrjedhshmërinë e vet, thotë mësimdhënësi Hamdi Halimi.
“Përndryshe ajo e ka rrjedhën e vetë është me vite të tëra që vazhdon dhe mbarëvajtja është e mirë. Falë vizitave nga klubi i shqiptarëve Feniks në organizojmë me nxënësit dhe pritjet e tyre e me disa recitime në një farë forme e shënojmë ditën e mësuesit”, tha Halimi.
Procesi mësimor zhvillohet në dy nivelet, shkolla fillore dhe të mesme, ndërsa migrimi i familjeve shqiptare nga kjo komunë bën që numri i nxënësve të jetë i vogël, thotë Arbenita Syla mësimdhënëse.
“Vështirësitë d.m.th gjithmonë janë të pranishme edhe ekzistojnë ato por që ne mundohemi me çdo sakrificë të japim kontributin tonë maksimal sepse kjo është gjëja më e rëndësishme dhe më e veçantë për neve e sidomos për mësimdhënësit por edhe për nxënësit e shkollës tonë shqipe”, tha Syla.
Kujtesa për shkollën e parë shqipe dhe përkushtimi i zhvillimit të procesit mësimor mësimdhënësit shqiptar pavarësisht numrit të nxënësve i mban të vendosur ti kontribuojnë zhvillimit të arsimit në gjuhën shqipe në Komunën e Medvegjës.
Më shumë storie
Luginë e Preshevës: Mijëra shqiptarë në këtë rajon mbesin pa të drejta bazë
Mijëra shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja prej vitesh mbeten pa të drejtë vote, dokumente personale dhe qasje në shërbime...
Izet Mexhiti viziton Preshevën, me Sinanin flasin për vendkalimin kufitar
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhitin. Sinani ...
Bujanoc: Mbahet seanca e parë e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme
Sot u mbajt seanca e parë e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme në Komunën e Bujanocit. Gjatë kësaj seance u...
Gjilan: Përkujtohen dhe nderohen dëshmorët e UÇPMB-së
Në Gjilan u organizua akademi kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së. Përfaqësues institucionalë, bashkëluftëtarë dhe familjarë e cilësojnë përjetësisht të paharruar sakrificën...
Vëllazërim, Miqësim e Binjakëzim në trekëndëshin kufitar në mesë Kumanovës, Preshevës e Gjilanit
Shkruan:Refik HASANI Gjilani , është qendër më e madhe e Rajonit të Anamoravës, që përfshin Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë, njëkohësisht...
Dy dekada nga mbajtja e takimeve të vendlindjes ’’MALËSIA E BUJANOCIT’’,2005-2025
Në këtë jubile, propozim për organizimin e takimeve të përbashkëta jubilare. Takime e vendlindjes për herë të parë pas vitit...
Average Rating