Mehdi Frashёri – Lidhja e Prizrenit

Botimi i parё 1938

Sa mirё do tё ishte sikur hartuesit e teksteve tona shkollore tё historisё, aq mё tepёr tё teksteve shkencore tё historisё kombёtare tё mbёshteteshin mё shumё dhe kryesisht nё veprat e burrёshtetasve tё shquar si Mehdi Farshёri!

Sidoqoftё tani kushdo ka qasje pёr ato vepra qё janё mbajtur tё fshehura dhjetёra vjet sidomos pёr njerёz si Mehdiu i konsideruar “kolaboracionist”.

Ja disa fragmente.

f.9

Qё nga lufta e Skёndёrbeut e gjer nё vitin 1878, qёёshёt fillimi i kongresit kombёtar tё Prizerenit, populli shqiptar, prej Europёs sё qytetёruar konsiderohej si i thёthitur prej popullit turk dhe si njё anёtar i familjes sё madhe myslimane, qё nuk pranonte kombёsi tё veҫantё.

Lidhja e Prizerenit ishte faktori i parёi rёndёsishёm qё pёrmbysi kuptimin e keq tё Europёs Okcidentale rreth popullit shqiptar.

Lёvizja e Prizerenit formon kaptinёn e parё tё Rilindjes shqiptare, prandaj ka njё rёndёsi tё veҫantё pёr brezat e rinj.

f.13

Efektin mё tё madh nё zgjimin kombёtar e bёri revolucioni francez (1879) me parimet e veta. Midis kёtyre parimeve figuron edhe ai i kombёsisё.

Ideali i kombёsisё lindnga dy arsye:

Tirania e tё huajit

Zhvillimi mendor.

f.16

Populli shqiptar nuk kish gjё tё pёrbashkёt me popujt e mёdhenj qё pёrziheshin nё Ballkan, prandaj vetёm rreziku mund ta zgjonte atё.

Ky rrezik erdhi nga lufta e Rusisё me Turqinё, qё synonte zgjerimin e tokave tё shteteve slave (Serbi, Bullgari, Mali i Zi) nё kurriz tё shqiptarёve. (Traktati i Shёn Stefanit dhe mё vonё ai i Berlinit, 1878). Po ashtu Greqia kёrkonte Thesalinё dhe Shqipёrinё e Jugut dhe ishujt.

Grekёrit frikёsoheshin nga epёrsia qё do merrnin sllavёt, duke pushtuar toka ku kishteedhe grekёr.

f.36

Rreziku qё pёrmbante Traktati i Shёn Stefanit nё favorin e njё Bullgarie tё Madhe, pёr dёmin e Shqipёrsiё, u largua krejt nё Kongresin e Berlinit. Ajo Bullgari e madhe ndahej nё tresh:

pjesa e parё

 midis maleve Ballkan dhe Danubit formonte njё principatё,

pjesa e dytё

qё nga malet Ballkan deri nё Adrianopojё provincё autonome nёn hijen e Turqisё,

pjesa e tretё

qё pёrfshinte disa copa tё Shqipёrisё i mbetej Turqisё drejt pёr sё drejti.

f.38

Sado qё lёvizja e popullit shqiptar doli vetёvetiu, nga disa shenja merret vesh se sulltan Abdyl Hamiti, kёtё lёvizje nё fillim e ka pёrkrahur.

f.42

Zoti Goshin, ambasador i Ingliterrёs nёStamboll:

Ashpёrsimi i shqiptarёvenuk mund tё jetё thjesht njё manovёr e turqёve. Nuk mund tё mohohet se kjo lёvizje ёshtё plotёsisht e natyrshme.

Racё e vjetёr dhe e shquar mё shumё se ato raca qё i qarkojnё, kanё parё nacionalitetet e afёrta qё janё nёn mbrojtjen e pushteteve tё tjerё europianё dhe aspiratat e tyre tё ndihmuara drejt qёnies mё indipendente.

Shqiptarёt kanё parё bullgarёt plotёsisht tёҫliruar nё Bullgari dhe tё zotёt e Rumelisё sё Orientit. Shqiptarёt kanё parё dёshirёn e nxehtё tё Europёs pёr tё liruar nga zotёrimi turk tokat e grekёrve, kanё parё sllavёt e Malit tё Zi, tё mbrojtur nga Perandoria sllave e Veriut.

Tash po shohin ҫёshtjen e Orientit tё zgjidhur nё bazё tё kombёsisё dhe sirrethujzёn ballkanike shkallё shkallё tё ndarё nё raca tё ndryshme, po mbi kёtё parim.

Ata shohin se nuk trajtohen njёsoj. Kombёsia e tyre nuk njihet dhe toka tё banuara nga shqiptarёt nё veri i janё dhёnё Malit Tё Zi, tё mbrojtur nga Rusia dhe Greqisё tё mbrojtur nga Ingliterra dhe Franca.

Janё propozuar shkёmbime territoresh por kanё dalё vёshtirёsi gjithmonё pёr dёmin e shqiptarёve, qё po sakrifikohen pёr interes tё sllavёve dhe grekёve, pa respektuar parimin e nacionalitetit.

Kombёsia shqiptare mund tё pёrdoret me dobi, me shumё avantazhe, pёr interesin e pёrgjithshёm, prandaj jam kundёr ҫdo ndarje pjesёtore, qё mund tё pengojё formimin e njё province shqiptare tёmadhe. Prandaj do porosis formimin e njё vilajeti tё bashkuar shqiptar. Nga kjo gjё do kemi kёto dobira:

Njё Shqipёri e Madhe do largojё rrezikun pёr njё okupacion nga ana e njё shteti tё huaj, nё rast tё shkatёrrimit tё Perandorsiё Otomane.

Njё Shqipёri e bashkuar do pengonte tё hymit nga ana e veriut dhe siujdheza ballkanike do mbetej nё duart dhe zotёrimin e racave qё banojnё nё atё vend.

Pёrkundrazi, shqiptarёt do bёhen njё pengim i pakalueshёm kur tё pёllcasin turbullirat..

Njё popullsi qё nё shumicё eshtё myslimane do tё bёhet shkak i tё kёqijave tё mёdhapёr vendet greke dhe sllave qё e qarkojnё Shqipёrinё. Vetёm njё pushtet europianmund tё ishte i fortёt’ia dilte asaj duke mbajtur rendin dhe paqen. Unё mendoj se, duke u formuar njё Kombёsi Shqiptare, mundёsia e ndёrhyrjes europianedo tё pakёsohet.

Kjo deklarate e Bretanjёs sё Madhe tregon se, kur njё popull ёshtё i bashkuar me njё ideal dhe ka guximin e therrorisё, kurdoherё dalin shtete dhe popuj tё mёdhenj qё t’i pёrkrahin.

f.45

Liga e Prizerenit lindi vetёm nga rreziku, nё fillim u pёrkrah nga Sulltani vetё. Kjo lёvizje kombёtare qё mori emrin Ligё e Prizerenit, nё jug pati qendrёn intelektuale relativisht me kohёnesaj dhe qendrёn luftarake nёveri.

Qendra e jugёs me rёndёsi ishte ajo e Frashёrit dhe faqeza ndodhej nёn kryesinё e Alush babajt, por vёrtetёsisht nёn kryesinё e Abdyl beut.

Nё qendrёn e Frashёrit mori pjesё Danglia, Kolonja, Leskoviku, Pёrmeti, Skrapari, Dishnica, Korҫa dhe gjithё baballarёt bektashinj tё Toskёrisё.

Kёrkesa e bashkimit tё katёr vilajeteve

pikё sё pari u formulua nё Teqe tё Frashёrit, pastaj u dёrgua nё tё gjitha qendrat e Shqipёrisё.

Hasan bej Kostreci dhe Rushan bej Frashёri ishin delegatёt shёtitёs nё Toskёri dhe Abdyl beu vetё, sipas marrёveshjes qё ishte bёrё nё Stamboll me disa nga pariae Kosovёs, mori pjesёn e Gegёrisё pёr t’i dhёnё frymёn e bashkimit dhe ngjyrёn e njё nacionalimi politik.

Nёveri, si personalitet aktiv tё luftёs, pёr Shkodrёn ishin Prenk Bibdoda dhe Hodo Pasha, nё Gusinjё Ali Pasha.

Pёr gjithё Toskёrinё ishin regjistruar tridhjetё mijё ushtarё pёr t’i bёrё ballё Greqisё nё kufirin e jugut.

f.49

Konsujt e Shkodrёs konstatonin se besa e lidhur midis shqiptarёve pёrfshinte tё dy elementёt fetarё.

Fuqitё e mёdha e kuptuan se Liga Shqiptare nuk ishte njё gёnjeshtёr e shpikur nga Turqia por kishte njё forcё gjallnore prej vetiu.

f.57

Joseph Covain, parlamentar britanik, me 3 janar 1881 foli kёshtu nё bashkinё Newkёstellit:

Malazeztё janё rrethuar pёr njё tjatёr populli, i cili asht aq trim sa edhe ata dhe historia e tij humbet nё mbrymёn e kohёs. Shqiptarёt janё ma i vjetri komb i Orientit, ishin atje mё parё se grekёrit e vjetёr. Shqiptarёt kanё legjenda, gjuhё dhe karakteristika tё veҫanta. Kanё disa cilёsi qё ndryshojnё krejt nga ato tё malazezve, por janё aq trima sa edhe ata dhe dashuri e tyre pёr liri as u vu, as mund tё vihet nё dyshim.

Plani i pushteteve ёshtё qё tё marrin njё copё tё Shqipёrsiё dhe t’ia japin Malit tё Zi pa pyetur shqiptarёt.

f.82

Abdyl beu nё fillim tё motit 1881 kur shkoi pёr sё dyti herё nё Gegёri, kёshillonte dhe shtynte Lidhjen e Prizerenit qe me fuqi tё armёve tё okuponte Grykёn e Kaҫanikut dhe tё deklaronte zyrtarisht autonominё e Shqipёrisё. Abdyl beu kёtё mendim e shfaqi edhe nё Dibёr dhe myftiu i Dibrёs, Jonus Zyhdiu, tinёzisht ia bёri tё njohut sulltanit. Ky me tё marrё vesh kёtё mendim, me njёanё pёrgatiti Dervish pashёn me njё ushtri pёr tё shkuar nё Prizeren dhe pёr tё shpёrndarё Lidhjen me forcё, nё anёn tjetёr i dha urdhёr Mustafa Asim Pashёs nё Janinё, qёish njeri mjaft i zgjuar, qё tё pёrdorte tё gjithё mjetet pёr t’i ndarё shqiptarёt midis tyre.

Mendimi i Abdyl beut ishte qё pasi tё zihej Gryka e Kaҫanikut nё Gegёri, Toskёria do tё okuponte Janinёn pёr tё caktuar kufijtё e Shqipёrsiё autonome definitivisht.

Por ushtria e Dervish Pashёs dhe pёrҫarja nё jug dhe nёveri bёnё qё tё dёshtojё gjithҫka. Vetё Abdyl beu u zu nga njё farё Jakup Ҫaush midis Paprit dhe Elbasanit.

f.84

Nё luftrat ballkanike shqiptarёt, po tё kishin krenarinё e parё (tё kohёs sё Lidhjes tё Prizerenit) mund tё bashkoheshin dhe tё deklaronin indipendencёn sё bashku me deklaratёn e luftёs ballkanike.

Nё vend tё Ismail Qemalit tё ndodhej njё Abdyl bej dhe nё vend tё Esadit njё Hodo pashё dhe nё vend tё Bibdodёs njё njeri si Vaso Pasha. Shqipёria e re nёn njё triumvirat qё pёrfshinte gjithё Shqipёrinё, do tё ishte e zonja tё mbronte kufijtё natyralё tё saj. Por koha ndryshon dhe karakteret dhe njerёzit.

Konspektoi Bardhyl Selimi, 5 janar 2024

Lini një Përgjigje

Previous post Mimoza Kurari-Lila: Ka mundësi që sivjet të ketë zgjedhje parlamentare
Next post Shaip Kamberi: Serbia moti nuk është demokraci, po shndërrohet në shtet policor