(Akademik Rexhep Qosja)
me fjalët e zemrës t’ia themi
t’ia themi sinqerisht
t’ia themi troç
atij burri
akademik Qosja
je më i rëndë se guri
më i madh se lisi
më i bardhë se plisi
fisnik si vet fisi
ynë arbër
simbol urtësie
krenari e shqiptarisë
kurorë diturie
rrënjë e lashtë ilirie
burim Plave
degë e blertë Gucie
trung mijëvjeçar Shqipërie
me tingujt e shpirtit
ta këndojmë
je muzë e këngës
me ngjyrat më të bukura
të ylberit
ta pikturojmë
portreti yt i papërsëritshëm
fjalën e madhe për kombin
e ka thënë guximshëm
gjithmonë
jo strukur
as frikshëm
në mbrojtje të atdheut
një jetë të tërë rrugëtoi
kandil shndritës i ardhmërisë
si Drini në rrjedhën e vet
plaku mendjendritur
plaku mendjehollë
plaku zemër djalë
plaku mjekërborë
ti
tempull dardan
i magjisë krijuese
kokën mbështetur
tek rrapi shekullor
me flakën e diturisë bartur në gji
krenarinë e kombit përjetësove
ti biri i denjë i nënës arbërore
ndër yje
yll i zjarrtë
krenari e ligjshme
ti mburrje e kombit
i papërsëritshëm
kolos i diturisë
akademik Qosja
emblemë shkëlqyese e shqiptarisë
dhjetor, 2013 Zvicër
Mehmet BISLIMI