Memli Krasniqi: 9 shkurti 2025, datë e ikjes së një qeverie të papërgjegjshme

Read Time:45 Second

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur me datën e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të caktuar nga presidentja Osmani. Ai ka thënë se ndonëse PDK ka kërkuar që zgjedhjet të mbaheshin më 26 janar të vitit të ardhshëm, megjithatë, sipas tij, kjo shtyrje ka pak rëndësi.

Në një postim në ‘Facebook’ kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar se e rëndësishme është se tani kemi një datë, e cila do të shënojë ikjen e një qeverie siç e quan ai të papëregjegjshme dhe ardhjen e një tjetre, kredibile e të aftë, në krye me Bedri Hamzën.

“Siç na e dëshmon edhe historia, me PDK-në dhe Bedriun në timon, Kosova do të rikthehet në rrugën e munguar të zhvillimit, integrimit, partneritetit e miqësisë së mirëfilltë. Është koha që të bëhemi bashkë edhe një herë për Kosovën që e ëndërrojmë të gjithë”, ka shkruar Krasniqi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Lumir Abdixhiku për zgjedhjet: Le të ringritemi si një!
Next post Ferizaj: Privohet nga jeta 89 vjeçari Sadri Sadriu, mësues pensionist nga Presheva