Memli Krasniqi: Miqësia dhe aleanca me SHBA-të është e shenjtë
Në kuadër të takimeve që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi është pritur në një darkë pune nga kongresmenë, ish-kongresmenë, ish-ambasadorë e gjeneralë amerikanë.
“Kongresmenin e Michiganit John Moolenaar, atë të Marylandit Dutch Ruppersberger, të Virginias Ben Cline dhe pjesëmarrësit e tjerë – i njoftova me situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi.
Lideri opozitar tha se për Kosovën dhe PDK-në, miqësia dhe aleanca me SHBA-të është e shenjtë.
“Nga miqtë e mirë të Kosovës, të cilët ndjekin me vëmendje zhvillimet në Kosovë, kërkova që të vazhdojnë kontributin e tyre të rëndësishëm për vendin tonë, posaçërisht në këtë periudhë të sfidave të shumta”, derisa ka shtuar se ndihma e miqve amerikanë për garantimin e sigurisë dhe proceseve integruese të Kosovës është më e nevojshme se kurrë më parë.
“Në emër të qytetarëve të Kosovës, së bashku me ish-ambasadorin Ahmet Shala, të gjithë të pranishmit i falënderuam për mbështetjen e tyre historike dhe të vazhdueshme për vendin dhe popullin tonë”.
Më shumë storie
Pritjet më 16 shtator
Për rastin e pengimit të drejtësisë avokatët shpjegojnë se cilët mund të jenë hapat e mëtejmë në rast të një...
Donjeta Sadiku i siguron Kosovës medaljen e parë në `Taranto 2026`
Kosova ka siguruar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, falë boksieres Donjeta Sadiku. Sadiku ka fituar me sukses...
Prof Dr Eshref Ymeri: Partia socialiste, kjo lavire neokomuniste
U bënë dy muaj e gjysmë që po vazhdojnë në Tiranë protestat e fuqishme për shporrjen nga pushteti të kryetradhtarit...
Fundi-Shpërbërja e Federatës Ruse
Rusia vazhdon traditën e saj të luftës ekspansioniste ndaj fqinjëve të saj.Janë të pakta shtetet që ngjasojnë me Rusinë.Ajo historikisht...
GEZUAR 25O- të VJETORIN SHBA!
ALEATI GJEOSTRATEGJIK DHE EPOPEJA E LIRISË Refleksion Historik në 250-Vjetorin e Kushtrimit Demokratik të Amerikës! Në horizontin e historisë botërore,...
Përjetime nga Kuvendi i Pestë Zgjedhor i ShShASh-së “Papa Klementi XI Albani”
Emine. S. HOTI Nënkryetare e Shoqatës sëShkrimtarëve dheArtistëveShqiptarë“PapaKlementi XI Albani”, Suedi Përjetime nga Kuvendi i Pestë Zgjedhor iShoqatës së...

Average Rating