Mërgata ka rol të pazëvëndsueshëm në parandalimin e shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e tyre etnike
Nga XHAVIT ÇITAKU
Situata alarmante e krijuar në tokën shqiptare, e cila pothuajse masivisht po braktisët nga banorët autokton, imponon nevojën e një rrirreshtimi, apo më mirë të themi të një homogjenizimi të dinjitetshëm të mërgatës sonë kudo në botë në mënyrë që të parandalohet kjo dukuri e rrezikshme, tha në fillim të fjalës së tij Shukri Ymeri, Kryetar i Lobit Euro- Atlantik Shqiptar në tubimin themelues të Degës së kësaj Organizate në Malmo të Suedisë. Ai më pas shtoi se askush tjetër nuk mund të ndihmojë e organizojë aktivitetinnë këtë drejtim më mirë e në mënyrëtë duhur se sa që këtë mund ta bëj tash për tash mërgata e cila ka një kapacitet të jashtëzakonshëm intelektual e njerëzor për të ndikuar që ky fenomen bile të vihet në kufij të normales, ndryshe projektet famëkeqe sllave për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike po realizohen në heshtje sikur nuk po ndodh asgjë.Mërgata shqiptare në etapa të ndryshme të historisë, e sidomos në luftën e fundit në Kosovë, dëshmoi fuqishëm se kur duan nuk ka forcë që mund t’i ndaloj për të ndihmuar, luftuar e mbrojtur atdheun e dashur. Së këndejmi, Lobi Euro- Atlantik Shqiptar iu bënë apel të gjitha shoqatave, grupeve, bizneseve dhe secilit mërgimtar shqiptar që këtë dukuri ta merrë seriozisht, të organizohen dhe të hartohen plane e projekte të detajuara zhvillimore, në mënyrë që të ngritën objekte ekonomike nëtrojet tona shekullore në të cilat do të punësohen sidomos të rinjtë, pjesa dërmuese e të cilëve po e braktisin vendin e tyre të lindjes. Kjo është e mundshme të arrihet brenda një periudhe jo edhe aq të gjatë sepse mërgimtarët shqiptar kanë arritur në shumë shtete të botës të ndërtojnë kapacitete të mëdha biznesi në fusha të ndyshme dhe nuk do të ishte vështirë që këta biznismen të dalluar e patriot të zgjerojnë veprimtarinë në vendin e tyre.Po ashtu, edhe ndihma modeste e të gjithë të punësuarëve mërgimtar do të ishte e mirëseardhur, sepse siç thotë një fjalë popullore ”Gurë, gurë bëhet mur”. Informatat që vijnë nga Kosova e Shqipëria, Ilirida e Lugina e Preshevës flasin për një shqetësim që duhet ta këtë secili shqiptar e posaçërisht institucionet tona, të cilat po bëjnë shumë pak apo fare që të gjejnë mënyra të përshtatshme për të ndaluar këtë fenomen tejet shqetësues e të rrezikshëm për kombin tonë. Ndërgjegjja kombëtare po trokët në seciën familje shqiptare, tha ndër të tjera Shukri Ymeri, i cili, po ashtu, shtoi se kjo organizatë që ka themeluar disa degë në shtete të ndryshme në Evropë, në programin e saj orientues do të bëj çmos që së bashku me mërgatën të hapin edhe shkolla shqipe, ngaqë vetëm një orë mësimi nuk mjafton për nxënësit shqiptar, do të angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të bashkatdhetarëve tanë si dhe do të kujdesen për kultivimin e gjuhës, traditës, kulturës dhe historisë shqiptare.
Në këtë tubim nëpërmjet të rrjetit Skype, mori pjesë edhe z. Agim Aliçkaj, veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Lobit Shqiptaro- Amerikan në SHBA si dhe anëtar i Bordit të Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës ”Vatra”, që vepron mbi një shekull në këtë shtet tej antlantik.Formimin e kësaj dege e përcolli edhe televizioni shqiptar me gazetar Ëngjell Ndocaj.
Në këtë tubim ishin të pranishëm numër i madh i mërgimtarëve që u bënë pjesë e këtij Lobi. Kryetar u zgjodh Bujar Morina, inxhinier i shkencave kompjuterike, sekretar Bekim Bakiu, ndërsa arkëtar Naser Sopjani. Kryesia do t’i këtë nëntë anëtarë.
Average Rating