Home » Lajme, Opinione » Mërgata nismëtare e ndryshimeve pozitive

Mërgata nismëtare e ndryshimeve pozitive

Nga XHAVIT ÇITAKU
Mërgata shqiptare përcjellë nga thellësia e shpirtit të gjitha ngjarjet dhe situatat që kanë të bëjnë me vendin e tyre. Kështu ka ndodhur gjatë gjithë historisë të mërgatës sonë të lavdishme. Kështu ndodh edhe sot e një interesim i madh i saj do të jetë e pranishëm përherë. Sa para e madhe u dha për të mbajtur gjallë pushtetin paralel gjatë okupimit klasik nga Serbia fashiste si dhe arsimin shqip. U kujdesen shumë për familje, por edhe për të gjithë të tjerët që kishin nevojë. Ndihmuan edhe luftën çlirimtare me mjete materiale dhe me pushkë në dorë. Erdhi liria fal UÇK-së dhe NATO-së e udhëhequr nga miku ynë i madh SHBA. Dhe, prapë, duke iu falenderuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës fituam pavarësinë. Gëzimi i mërgatës dhe i gjithë shqiptarëve në përgjithësi ishte i papërshkruar. Me atë entuziazmin e madh që kishin dhanë gjithçka prej vetes për të sanuar gjendjen e rëndë të pasluftës Në themelet e mbi 200 mijë shtëpive të shkatërruara u ngritën godina të reja e moderne banimi.Të gjithë u befasuan me shpejtësin e kthimit të ” normalitetit” të jetës e punës. Askush nuk mund të mohon rezultetet e arritura në shumë fusha dhe individë të caktuar që iu prinë atyre sukseseve.. Ato mund të shihen, ato mund të preken. Megjithatë, pritjet e mërgatës shqiptare ishin më të mëdha. Bashkatdhetarët tanë reagonin në forma të ndryshme. Shprehnin paknaqësitë e tyre për shumë dukuri negative që pengonin zhvillimin dhe prosperitetin e popullit të shtetit më të ri në botë, Kosovës.
Kërkesa për një çasje ndryshe të qeverisjes hasi në vesh të shurdhër
Zhgënjimi i mërgatës sonë ishte i madh. Kërkesa e vazhdueshme për ndryshime në mënyrën e qeverisjes së deritshme, hasen në vesh të shurdhër. Injorimi ishte përtej normales, bile edhe ofendues. Ata të ” huajt” thoshin pushtetarët, po dojnë me na mësuar neve. Ndërkaq, e vërteta ishte krejt ndryshe. Bashkatdhetarët tanë qindra mijëra sish jetojnë në shtete që ekonominë e kanë shumë të zhvilluar, demokracinë po ashtu shumë të avansuar. Kjo ishte dija e mësimi për shumë vite që e fituan bashkatdhetarët tanë, të cilën deshtën ta fusin në funksion edhe në Kosovë. Kot së koti. Të gjitha këto përpjekje qoftë direkte me pushtetarë, apo indirekte asnjëherë nuk dhanë rezultate. Dhe si gjithnjë mërgata jonë u aktivizua si asnjëherë më parë për t’u bërë nismetare e ndryshimeve të mëdha pozitive që do t’ia kthenin dinjitetin dhe normalitetin Kosovës dhe popullit të saj. Ngriten zërin fuqishëm kundër së keqes, kundër nepotizmit, korrupsionit që ka prek çdo hallkë të shoqërisë, klientizmit dhe dukurive tjera negative. Kjo mund të bëhet, tha komuniteti shqiptar, vetëm me një qeveri të re me duar të pastra, që e do popullin dhe që populli e mbështet atë. U orgnizuan mjaftueshëm së pari për të fituar të drejtën e votës dhe së dyti për të marrë pjesë drejtpërsëdrejti në zgjedhje. Llogaritet të kenë arritur mbi 100 mijë fletëvotime me post nga mërgata, ndërsa në kutit e votimit në vendlindjet e tyre u paraqiten rreth 30 mijë të tjerë. Nëse kihet parasysh fakti se shumica e tyre absolute anë vota për ndryshime dhe ardhje të një qeverie tjetër, atëherë lirshëm mund të thuhet se asnjë parti tjetër nuk do të mund të fitonte më shumë vota se sa LVV.
Populli nuk do të lejon më zvarritjen e realizimit të premtimeve të dhëna
Jo vetëm mërgata, por i gjithë populli i Kosovës respekton rezultatin e zgjedhjeve dhe është një model për tërë rajonin e Ballkanit për mbarvjejtjen kaq të suksesshme të procesit zgjedhor. Në këto zgjedhje bindshëm fitoi LVV, e cila pati përkrahje e mbështetje të madhe nga mërgata. Të gjithë i kanë lexuar e dëgjuar premtimet e dhëna, ndaj kërkohet që ato të realizohen me përpikëri e jo të mbesin në raftet e ministrive si letra të pavlera. Përvoja e pushteteve të vjetra ishte e hidhur dhe këtë përvojë të gjithë e kanë dënuar dhe më nuk dëshirojnë që ta përserisin të tjerët, ata që tash duhet të vijnë në pushtet. Pushtetarët e rinj do ta kenë përkrahjen e plot edhe të mërgimtarëve, mirëo më nuk do të jetë e heshtur kohë të gjatë nëse i zvarrisin realizimin e premtimeve të dhëna. Presim e shohim se a do të hapet një faqe e re e historisë së ndryshimeve pozitive, apo do të përseritet e njëjta histori e dëshprimit. Kohë më nuk ka. Të gjitha afatet janë të limituara.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress