Home » Lajme, Vendore » Mesazh urimi i myftiut të Bashkësisë Islame të Luginës së Preshevës, me rastin e agjerimit të muajit të Ramazanit

Mesazh urimi i myftiut të Bashkësisë Islame të Luginës së Preshevës, me rastin e agjerimit të muajit të Ramazanit

Nezhbedin SaqipiMyftiu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, H. Nexhmedin ef. Saqipi  ua uron të gjithë besimtarëve kudo që gjinden, muajin e  bekuar dhe të uruar të Ramazanit të ndershëm. Duke shpresuar se ky muaj do të jetë shkollë e edukimit, pastrimit, emancipimit, lartësimit shpirtëror,si dhe i fuqisë dhe i bukurisë.

Këtë muaj besimtarët islam, anë e kënd botës e presin  me knaqësinë më të madhe, sepse  agjërimi i shëndritë  zemrat e besimtarëve dhe i ngritë në shkallën më të lartë të devotshmërisë. Ndërsa, largon nga zemra zilinë, urrejtjen, përgojimin, egoizmin dhe  përtacinë. Pastaj, i fton besimtarët që të bëhen personalitete të sinqertë, të butë të mëshirshëm ndaj besimtarëve, të jenë të dashur mes veti, t`ia ruajnë shpinën  njëri tjetrit, si të jenë një trup dhe shpirt.

Gjithashtu ftojmë të gjithë subjektet politike shqiptare për unitet dhe bashkëpunim në organizimin e tyre politik dhe diplomatik, dhe në fund  të mbretërojë  mishira, qetësia dhe ulja e tensionit në zemrat e tyre, si dhe të punojnë për interesat e popullit.

E lusim All-llahun  e Madhëruar, që ky muaj i bekuar të jetë frimëzim  i shpirtit të besimtarëve, që në fund të shpërblehen  me dhuntitë  që ua dhuron  All-llahu si shpërblim. Vetëm me punë dhe angazhim mbrohet morali dhe dinjiteti i popullit si dhe ideali i tij për paqë, tolerancë dhe  mirëkuptim. thuhet midis tjerash  në mesazhin  e urimit të kryesisë së BIPBM –së me seli në  Bujanoc.

Njofton Qendra për informim pranë BIPBM-së, Bujanoc.

16.07.2015

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress