Mesazhet e Dodikut shkaktojnë reagime të ashpra në Maqedoninë e Veriut

Read Time:1 Minute, 15 Second

Mesazhet me përmbajtje përçarëse ndëretnike, kundër NATO-s dhe kundër BE-së të udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, gjatë një akademie kushtuar Shën Savës në Shkup, kanë shkaktuar reagime të ashpra nga Qeveria dhe partitë politike në Maqedoninë e Veriut. Ngjarja ishte organizuar nga ministri për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ivan Stoillkoviq.

Kryeministri I Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski u shpreh kundër deklaratave anti-BE dhe anti-NATO të udhëheqësit të Serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, duke thënë se akademia nuk ishte vendi për dërgimin e porosive të tilla.

 Ndërkohë, Bilall Kasami nga koalicioni VLEN kritikoi ministrin Stoillkoviq, duke theksuar se ai nuk përfaqëson vetëm komunitetin serb, por të gjitha komunitetet në Maqedoninë e Veriut.

 “Nuk është hera e parë që persona të caktuar uzurpojnë institucione për të shprehur qëndrimet e tyre personale. Kur flasim për bartës të një pozite publike, duhet të kemi ndjeshmërinë e institucionit që përfaqësojmë”, ka thënë Bilall Kasami nga Lëvizja VLEN.

Ndërkohë, të rinjtë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) protestuan para ministrisë që udhëheq Stoillkoviq, duke kërkuar dorëheqjen e tij të menjëhershme.

“Ngremë zërin kundër provokimit të turpshëm që tronditi të gjithë shqiptarët. Dekorata “Vojvoda Vuk”  që i është dhënë zëvendëskryeministrit Stoillkoviq është një fyerje e rëndë për popullin shqiptar dhe një tallje e hapur me historinë tonë”, tha Veton Sadiku i BDI-së.

Për shkak të deklaratave të Dodik, i cili mohon gjenocidin e Srebrenicës, ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Boshnjakëve në Maqedoninë e Veriut.

https://www.facebook.com/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post I ngarkuari i BE-së, Peter SORENSEN, do të duhej trajton diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi
Next post SHBA: Shtëpia e Bardhë tërheq vendimin për ngrirjen e fondeve federale