Zëvendës-presidenti i Milanit Adriano Galliani sot do të ketë takim me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez ku temë e bisedimeve do të jetë braziliani Kaka’.
Gazzetta dello Sport thotë se Galliani do të drekoj me Perez dhe do të flasin për të ardhmen e Kaka’s pasi edhe më herët pikërisht Galliani dhe Berluskoni nuk e kanë mbajtur sekret dëshirën e tyre për të rikthyer brazilianin në San Siro.
Në ndërkohë, Galliani ka shprehur frikën për të ardhmen e futbollit italian ku tha : “Futbolli italian është kthyer nga një restaurant luksoz në një vend picash”.
“Problemi më i madh mbeten stadiumet. Nëse kështu vazhdon atëherë pas gjermanëve të cilët na kanë tejkaluar mund të befasohemi edhe nga francezët”, u shpreh Galliani i brengosur për gjendjen e futbollit italian.