Home » Lajme, Vendore » Ministrat Selimi dhe Haradinaj-Stublla vizituan Preshevën

Ministrat Selimi dhe Haradinaj-Stublla vizituan Preshevën

Ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla kane vizituar sot Komunën e Preshevës.

Ministrat Selimi e Haradinaj-Stublla, jane pritur nga Kryetari i Komunes se Preshevës Shqiprim Arifi.

Dy Ministrat kosovarë u takuan me përfaqësues politik shqiptarë, biznese lokale, dhe të rinjë e studentë ku u njoftuan nga afër me kushtet dhe pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Rreth kësaj vizite, Ministri Selim ka shkruar në rrjetin social për ndjenjat që kishte gjat kësaj vizite, vendlindjes së tij,

Postimi i plotë i tij:

Ndjenjë shumë e veçantë të vizitoj sot Preshevën, me tërë madhështinë dhe përgjegjësinë, që bartë posti i Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Kosovës, por edhe me tërë vogëlsinë time, si bir i këtij qyteti. Presheva është lënë anash, por nuk është harruar nga bijtë e saj dhe të gjithë ata që e kanë në zemër, siç e kam dhe unë. Me kryetarin dhe mikun tim Shqiprim Arifin, biseduam për projekte të përbashkëta që ngrisin cilësinë e jetës së qytetarëve në Luginë. Kryetarit Arifi i dhash garancën time personale, që do ta mbështes në misionin e tij për ta kthyer Gjykatën dhe Prokurorinë në Preshevë. Gjithmonë krah i fortë i Komunës së Preshevës dhe Luginës në tërësi. Poashtu, sot në nderim të sakrificës sublime për të drejtën tonë, kemi bërë homazhe pranë vendit ku ishte i vendosur lapidari kushtuar luftëtarëve të rënë të Luginës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch