Ministri i Mbrojtjes i Serbisë: Nëse merr urdhër nga Vuçiqi, ushtria hyn në Kosovë
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka bërë kërcënim të hapur për agresion ndaj Kosovës.
Ai në një konferencë të përbashkët për media në Beograd me kreun e ushtrisë, Milan Mojsilloviq, ku është përpjekur t’i demantojë provat e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për përgatitjet e grupit terrorist në krye me Milan Radojiçiqin në kampet e ushtrisë së Serbisë, nuk ka ngurruar të bëjë deklaratë tjetër luftënxitëse.
“Nëse ushtria e Serbisë merr një urdhër të tillë nga presidenti i Republikës si komandant suprem, që njësitë e saj të hyjnë në territorin e Kosovës, ushtria e Serbisë një detyrë të tillë do ta ekzekutojë në mënyrë efikase, profesionale dhe të suksesshme”, është shprehur ministri serb.
Ai më tej ka thënë se nëse do të bënin këtë ‘paraprakisht do ta paralajmëronin komandën e KFOR-it dhe se “asgjë nuk do të bënin prapa shpinës”, derisa ka shtuar se Serbia do të bëjë “çmos që një gjë e tillë të mos ndodh”.
Ai tutje ka pretenduar se deri më tash asnjëherë ushtria e Serbisë nuk e ka shkelur marrëveshjen e Kumanovës dhe se e ka respektuar Rezolutën 1244 të OKB-së.
Sa i përket sulmit të grupit terrorist në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ministri serb ka thënë se autoritetet në Beograd merren vetëm me fakte, derisa në këtë kontekst tha se bashkëpunimi i Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it është korrekt. Ai ka thënë se do të ishte e dobishme që në mjediset ku jetojnë serbët në Kosovë të ketë prani më të madhe të KFOR-it.
Më shumë storie
Qeveria e Serbisë po bllokohet në vazhdimësi nga protestat e studentëve
Protestuesit kërkojnë që të përcaktohet tragjedia në Novi Sad. Protestuesit mbanin në duar parulla por edhe brohoritje kundër qeverisjes së...
Aleksandar Vuçiq: Zyrtari amerikan më konfirmoi se do të sanksionohet Industria serbe e naftës (NIS)
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të shtunën se nënsekretari amerikan i Shtetit për Rritje Ekonomike, Energji dhe Ambient, Jose...
Hasan Dakaj lirohet nga burgu i Serbisë, mbërrin në Kosovë
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, është liruar sot nga burgu në Serbi, teksa pasdite ka mbërritur në...
Aleksandar Vuçiq provokon Kosovën, Kroacinë e Bosnjën: Qeveria në Serbi nuk ndërrohet
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka nisur 2025-ën me një mesazh provokues për Kosovën, Kroacinë e Bosnjë-Hercegovinën. Vuçiq ka thënë...
Dhjetëra mijëra protestues në Beograd kundër presidentit serb dhe qeverisë së tij
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duke protestuar kundër presidentit të Serbisë Aleksandar...
Zoran Milanoviq: Të gjitha shtetet e BE-së duhet ta njohin Kosovën
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se të gjitha shtetet anëtare të...
Average Rating