Ministri i vetadministrimit lokal dhe i çeshtjeve për pakicat
Milan Markovic ka anuluar vendimin e Kuvendit Komunal për ndryshimin e emërimeve të rrugëve dhe sheshit të qytetit të Bujanocit
Sipas një burimi të sigurt dhe mirë të informuar të Televizionit Spektri, Ministri Markovic ka nënshkruar anulimin e vendimit të K.K të Bujanocit që kishte të bëjë me iniciativën e Partisë Demokratike për ndryshimin e emnimeve të rrugëve dhe sheshit të qytetit.
Ky veprim i papritur i Ministrit Markovic do të shkaktojë një indinjat dhe revoltë tek popullata Shqiptare e komunës së Bujanocit, sepse kjo iniciativ e Partisë Demokratike e cila ishte e përkrahur edhe nga subjektet tjera politike që veprojnë në komunën tone, në kohën kur e aprovoi edhe kuvendi komunal, ishte pritur me një entuziazëm dhe gëzim të madhë nga fakti se në qytetin e Bujanocit nga 65 rrugëve të emëruara 64 nga to mbajnë emrat që identifikojn vetëm serbët, kurse vetëm një nga to mban emrin Ramiz Sadiku. Poashtu edhe vendimi për ndryshimin e emrit të sheshit të qytetit nga Karagjorgje Petrovic në Skenderbeu, është hedhur posht nga ana e ministrit Markovic.
Lirisht mund të thuhet se vendimit jo të matur dhe provokativ të ministrit Markovic i ka kontribuar edhe deklarata e Deputetit popullorë Riza Halimi, i cili vetëm 24 orë pas vendimit të kuvendit komunal për këtë çështje, në një deklarat për televizionin serb me frekuenc nacionale B-92 kishte pas deklaruar se ky vendim i këshilltarëve Shqiptarë të K.K të Bujanocit ishte i ngutur dhe jo mirë i analizuar.
RTV-Spektri, shumë shpejt do ti ketë edhe deklarimet e liderëve politik rrethë këtij skandali.
RTV SPEKTRI – BUJANOC