Home » Lajme, Vendore » Ministri Selimi ka pritur në kabinetin e tij një delegacion nga Komuna e Bujanocit

Ministri Selimi ka pritur në kabinetin e tij një delegacion nga Komuna e Bujanocit

Në profilin e tij, Ministri Selimi ka shkruar:

“Kam pritur në takim Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arfin, të cilin e urova për postin e ri në krye të komunës. Njëherësh e falënderova për unifikimin e partive politike shqiptare me të cilat bashkëqeverisin komunën e Bujanocit. Kryetarin Arifi e njoftova për marrëveshjen e nënshkruar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, nga e cila shqiptarët e Luginës që studiojnë në Kosovë përfitojnë njohjen e diplomave universitare në Serbi. Ndërsa, premtova se në Ministrinë e Drejtësisë do të angazhojë 7 deri në 10 praktikantë nga komuna e Bujanocit. Në kuadër të takimit, Kryetari Arifi më njoftoi se në xhirollogarinë e komunës që ai udhëheq janë deponuar 50 mijë euro donacion nga Republika e Kosovës të ndara gjatë qeverisjes së Kryeministrit Haradinaj”.

Ndërsa pas takimit është deklaruar edhe Kryetari Arifi
“Kënaqësi e veçantë të takoj ministrin e Ministrisë së Drejtësisë z.Selim Selimin me të cilin diskutuam rreth bashkëpunimit të komunës së Bujanocit me Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Nga ana e ministrit mora premtimin se në Ministrinë e Drejtësisë do të angazhohen 7 deri në 10 praktikantë nga komuna e Bujanocit.
Falemnderit ministër Selimi!
Falemnderit Kosovë!” ka shkruar Arifi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch