Home » Lajme » Ministria e Shëndetësisë do të financojë shkollimin e kandidatëve të ardhur nga Lugina

Ministria e Shëndetësisë do të financojë shkollimin e kandidatëve të ardhur nga Lugina

Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka thënë se qytetarëve të Luginës u është siguruar një kuotë e veçantë për shkollim specialistik në Kosovë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Mbështetja për bashkëqytetarët tanë në Luginën e Preshevës nuk do të mungojë asnjëherë!

Në kuadër të kësaj mbështetjeje, qytetarëve të Luginës u është siguruar një kuotë e veçantë për shkollim specialistik.

Ministria e Shëndetësisë do të financojë shkollimin e kandidatëve të ardhur nga Lugina, kuadro të cilat do të kthehen të shërbejnë si staf profesional shëndetësor në komunën e Preshevës, të Medvegjës dhe në atë të Bujanocit!

Përfaqësuesit e Luginës, i sigurova që kujdesi dhe mbështetja ime për bashkëqytetarët tanë atje, do të vazhdojë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch