
Miroslav Lajçak: Javën tjetër takime me Kurtin dhe Vuçiqin
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një intervistë në “Politiko”, në Kanal10, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të qëndrojë për vizitë në Kosovë dhe Serbi.
Lajçak, ka thënë se ai do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiq për të u siguruar që të dyja vendet po respektojnë marrëveshjen për targa.
Gjatë këtyre takimeve sipas Lajçak temë diskutimi do të jetë edhe hapat e ardhshëm për normalizim të marrëdhënieve sipas planit franko-gjerman.
“Pra, për momentin jemi pozitiv dhe mendojmë se realisht nuk duhet të përballemi me një krizë tjetër në terren por duhet të fokusohemi në normalizim të marrëdhënieve. Për t’u siguruar që po e shfrytëzojmë këtë momentum, po planifikoj që javën tjetër të vizitoj Prishtinën dhe Beogradin, për të takuar kryeministrin Kurti dhe presidentin”, ka thënë, ndër të tjera në Kanal10 emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak
Më shumë storie
Donald Trump: Gjatë mandatit të parë e ndala shpërthimin e luftës Kosovë-Serbi
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Irani dhe Izraeli duhet dhe do të arrijnë marrëveshje, derisa ka përmendur edhe...
Sërish refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati: Vendimi është paragjykues
Refuzohet sërish lirimi i përkohshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas Jakup Krasniqit, edhe Kadri Veselit dhe Rexhep...
Irani fillon sulmet ndaj Izraelit
Sirenat e sulmeve ajrore kanë rënë në Tel-Aviv mbrëmjen e së premtes, duke ngjallur frikë dhe pasiguri mes qytetarëve. Sipas...
Izraeli nis sulme ajrore në Teheran, aktivizohet mbrojtja ajrore iraniane
Mbrojtja ajrore në të gjithë Iranin është aktivizuar ndërsa sulme të reja ajrore kanë shënjestruar kryeqytetin Teheran të premten në...
Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen paralajmëron takim të nivelit të lartë
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka shkruar në “X”, në lidhje me takimin trilateral që u...
Tragjedia në Grac të Austrisë: Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia
Tashmë është konfirmuar se në mesin e 9 personave të vrarë, në sulmin tragjik, në shkollën e mesme në Grac...
Average Rating