Miroslav Lajçak pas takimit me Osmanin e Kurtin: Ka mirëkuptim në kërkesat e BE-së

Read Time:1 Minute, 46 Second

Nuk është detyrë e lehtë, as situatë e lehtë. Kam pasur takime të rëndësishme me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti. Diskutim të gjatë e sinqertë. Shumë të rëndësishëm. Kështu ka deklaruar i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak për media pas takimit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka thënë se ata janë pajtuar që të vazhdojnë diskutimet për shtensionim të situatës në veri të vendit.

“Duhet të zgjedh fjalët, ka mirëkuptim në nevojën për të ecur para në tri pikat që janë paraqitur nga BE-ja: shtensionim, zgjedhje të reja dhe kthim në normalizim. Ende duhet të vazhdojmë diskutimet për hapat konkretë që duhet të merren”, ka theksuar Lajçak.

Ai nuk ka dashur të komentojë sanksionet ndaj Kosovës, teksa ka thënë se në BE nuk janë aspak të lumtur që vihen në pozitë për të vendosur masa.

“Qëllimi i diskutimit ishte që të arrijmë te pika që të hiqen masat dhe të arrijmë te pikat paraprake. Do të vazhdojmë diskutimet tona për hapat konkretë që do të na çojnë atje. Ai paraqiti pikëpamjen e tij, ndërsa unë prezantova pikëpamjet e mia dhe kjo është arsyeja se pse zgjati ky takim”,  ka thënë Lajçak lidhur me takimin me Kurtin.

Ai e ka vlerësuar të rëndësishëm takimin e sotëm dhe sipas tij ai do të ndihmojë për t’i kuptuar më mirë qëndrimet e njëri-tjetrit, teksa vuri në pah se janë pajtuar që procesi të vazhdojë.

Ai nesër do të qëndrojë në Beograd ku do të takohet me krerët e shtetit serb. Lajçak ka thënë se BE ka masa të gatshme edhe për Serbinë, në rast se ajo nuk vepron në raport me kërkesat e tyre.

“BE-ja e ka bërë të qartë se ka sanksione të gatshme edhe për Serbinë dhe ato do të zbatohen nëse shohim se Serbia s’po vepron me kërkesat e BE-së. Dëshira ime është të mos kemi sanksione ndaj Kosovës e Serbisë. Dëshira ime është të kemi dy palët në Bruksel e të negociojnë si të zbatojnë marrëveshjet e arritura”, ka nënvizuar Lajçak.

https://www.facebook.com/watch/?v=300597025740682

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post SHBA feston sot Ditën e Pavarësisë
Next post Mirosllav LAJÇAK e Gabriel ESCOBAR, do të duhej trajtojn edhe Krahinën shqiptare në Serbi!?