Miroslav Lajçak: Pavarësisht hapave, situata në veri të Kosovës mbetet e brishtë
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka vlerësuar të brishtë situatën në veri të Kosovës, pavarësisht, siç ka thënë ai, hapave të qartë për të ulur tensionet.
Diplomati sllovak në një postim në Facebook, ka bërë të ditur punën e bërë gjatë dy ditëve të fundit në Bruksel me faktorët e tjerë për hapat e ardhshëm në adresimin e krizës.
”I kalova dy ditët e fundit në Bruksel, ku ekipi im dhe unë kemi punuar ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të koordinuar hapat tanë të ardhshëm në adresimin e krizës së vazhdueshme në veri të Kosovës. Fatkeqësisht, pavarësisht nga ekzistenca e hapave të qartë për të ulur me sukses tensionet, situata mbetet e brishtë“, ka shkruar Lajçak.
Ai tutje iu gëzua interesimit të anëtarëve të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, të cilët e ftuan në takim së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të DG-NEAR, Gert Jan Koopman “për një diskutim të përbashkët rreth situatës, zhvillimeve të fundit në dialog dhe përpjekjeve për të ulur tensionet në terren në veri të Kosovës”.
Më shumë storie
Mark Rutte: KFOR vazhdon të luajë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Maqedonia...
Ka ndërruar jetë Agron Azemi nga Rahovica e Preshevës, president i Klubit motoristik “Plisat” në Zvicër
MK Veteranet e UÇK-së: Ne emër të MK Veteranet e UÇK-së , shprehim ngushëllimet më të sinqerta, pas ikjes nga...
Bordi i Paqes, Trump: Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse
Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalimit të tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington DC ka thënë...
Hagë: Ish-krerët e UÇK-së deklarojnë pafajësinë: Fajtor ishte regjimi serb
Në fjalët e tyre përfundimtare para Dhomave të Specializuara në Hagë, katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri...
Fjalimi historik kur Bill Clinton dha urdhërin për bombardimin e Serbisë
PA SHBA-TË, NATO-N DHE DHE UCK-NË KOSOVA SOT NUK DO ISHTE SHTET (kujtesë me rastin e 17 Shkurtit ,Ditës së...
Opinion: Agim Vinca, servil i Enver Hoxhës
Nga Eshref Ymeri Gjatë një periudhe 20-vjeçare (2004-2024), kam pasë botuar në intenet 15 ese, kushtuar Kadaresë. Këto ese i...

Average Rating