Home » Histori, Lajme » Monografi / HOXHË MAXHERJA – NJË FIGURË E NDRITSHME ATDHETARE

Monografi / HOXHË MAXHERJA – NJË FIGURË E NDRITSHME ATDHETARE

Sot, doli nga shtypi monografia “Hoxhë Maxherja – figurë e ndritshme atdhetare” e autorit Fehmi Ramadani. Bëhet fjalë për një botim ekskluziv në faqet e të cilit, është përmbledhur një biografi modeste e kësaj figure që për kohën kur veproi, la gjurmë të pashlyeshme të përgjithshme, veçmas në veprimtarinë patriotike – atdhetare. Themi një “biografi modeste” për faktin se, të gjithë e kishin harruar  Hoxhë Maxheren gjatë epokave të historisë, ndërsa që ai përbën njërin nga personalitet e rralla pikërisht të historisë: mes viteve 1940-1970. Pra, kemi të bëjmë me epokën e madhe dhe të ndritshme të popullit shqiptarë – jashtë kufijve të Shqipërisë londineze. Pikërisht mes këtyre viteve, ndërsa që kishte rreth një shekull përpjekje, shovinistët serb dhe shoviniste të tjerë ballkanik, përpiqeshin më në fund t’i lanin duart me popullin shqiptarë dhe të ardhmen e tij.

“Rekapitullimi apo pozicionimi ynë ndaj historisë, na dërgon përmes këtij teksti (libri) te një figurë në dukje të parë periferike dhe pak e njohur, por e veçantë në simbiozë, në karakter, dhe në aktivitete humane, sociale, atdhetare etj. Është ky Mulla Nuredin Xhemaili nga fshati Maxhere i zonës së Karadakut të Preshevës, i njohur nga populli s’i “Hoxhë Maxherja” për shkak të edukimit, arsimimit dhe shërbimit fetar, si dhe për shkak të aktivitetit të tij politik kombëtar etj. Prandaj, zbardhja e figurës së këtij personazhi sado pak, është dashur të bëhet qysh moti nga ata që merren me hulumtime, zbërthime, me studime dhe shkrime të historisë, pavarësisht kushteve dhe rrethanave që e interferojnë jetën tonë, sepse ne jemi të obliguar dhe të detyruar që ta shkruajmë historinë tonë si testament shoqërorë dhe kombëtar, por edhe si sagë morale dhe respektive për ata që kanë sakrifikuar shumë, jashtëzakonisht shumë për ne, thotë ndër të tjera, njëri nga redaktori i këtij libri, Fehmi Ajvazi.

Hoxhë Maxherja, në rend të parë duke qenë një figurë edukative – fetare, si të thuhet, la në rend të dytë përgatitjen e tij të hoxhës, dhe iu përkushtua me të gjitha forcat, dijen, kontributin, edukimin por edhe luftën në terren për lirinë dhe shpëtimin e popullit tonë nga rreziqet e ndryshme që i kanoseshin në këto vite të turbullta e me plotë të papritura. Është i padiskutueshëm kontributi i madh e i pandalshëm i Nuredin Maxheres, një nga hoxhallarët e rrallë në krahinën e Karadakut që, veprimtarinë e tij e bëri pa hile siç thonë, duke e sakrifikuar qenien e tij mendore dhe fizike. Prandaj, veç aktivitetit të përgjithshëm në shërbim të lokalitetit e njerëzve pa dallim, qoftë nga aspekti humanitarë dhe socio-shoqërorë, Hoxhë Maxherja veproi aktivisht gjatë luftës së dytë Botërore me forcat nacionaliste shqiptare, ndërsa që në vitet e 50-ta kundërshtoi gjendjen e popullit shqiptarë nën Jugosllavinë komuniste, dhe veproi si i organizuar politikisht. Për veprimtarinë e tij, ai u dënua me 3 vite burg. 

Pa hyrë më tej në shtjellim e librit, duhet theksuar një fakt të veçantë: se, pasardhësit e Mulla Nures, në fakt e gjithë familja e tij e ngushtë dhe e gjerë, e trashëgoi veprimtarinë atdhetare, bash sikur kjo t’u ishte lënë me testament të shkruar nga ai. Me dhjetëra pjesëtarë të kësaj familje, u organizuan në veprimtarinë ilegale në vitet e 80-ta, të 90-ta, në luftën e Kosovës, në luftën e Luginës së Preshevës, dhe në luftën në Maqedoni.

Libri, ka shtatë kapituj, në rreth 105 faqe. Recensentë të librit, janë: Fatos Aliu dhe Reshat Avdiu. U botua nga Lena Grafik në Prishtinë.       

F. Ajvazi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress