Home » Histori, Lajme » Monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut do të vëndoset në Prizren në datlindjen e tij më 6 maj 2020

Monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut do të vëndoset në Prizren në datlindjen e tij më 6 maj 2020

Duke e parë faktin se shumë mërgimtarë anë e kënd Evropës e Amerikës edhe shumë shqiptarë që jetojnë në të gjitha trojet shqiptare dëshirojnë të marrin pjesë në vëndosjen e Monumentit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren,Shoqata “Trojet e Arbrit “njofton të gjithë shqiptarët se vendosja e Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut do të bëhet më, 6 maj 2020.

Kjo shtyrje prej dy muajsh ka të bëjë me procesin e përgaditjes së monumentit nga ana e skulptorëve si dhe në përfundimin me sukses të aksionit për grumbullimin e mjeteve nga ana e Shoqatës “Trojet e Arbrit”.Që gjithçka të shkoj mirë e mbarë i ftojmë mërgimtarët shqiptarë si dhe komisionet që kemi formuar nëpër shtetet e Evropës dhe Amerikë që ta shpejtojnë sa më shpejtë që është e mundur grumbullimin e mjeteve financiare.

Ponjashtu falënderojmë të gjitha ata të cilët deri më tani na përkrahën pa kursyer që ky projekt kombëtar të përfundoj me plotë sukses.Të  kontribosh në mbrojtjen e identitetit shqiptar nëpër shekuj është madhështi, ti largohesh këtij kontributi dhe ta mohosh identitetin Kastriotas  është një ligësi dhe atdhemohim që se kemi pasur asnjëherë traditë gjatë tërë historisë sonë.

Ne emër të Shoqatës “Trojet e Arbrit “Nue Oroshi kryetar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch