Home » Opinione » Mos nxitoni , historia nuk guxon të ndërrohet pa marrëveshje mbarëkombëtare !

Mos nxitoni , historia nuk guxon të ndërrohet pa marrëveshje mbarëkombëtare !

Fahri-XharraKombin e mbanë historija e tij, Kombin  në mesin e kombeve tjera e lartëson e

kaluara e tij,gjurmët e tija ,gërvishtjet e tija . Mos na e prekni Historinë!

“Bota e qytetëruar nuk duhet te lejoj që këta pasardhës të ilirëve të lashtë e të pellazgëve edhe më të lashtë që të zhdukën. Raca e tyre e ka lindur  Pirron , Aleksandrin e Madh, Shën jeronimin, Konstantinin e madh, Perandorët romak (12) , Papa  Klementin XI, Skënderbeun , Krispin dhe shumë heronjë të tjerë ( Joseph F. Gould, The Independent , 1916) “ .Kështi thirrej kur donin të na coptonin .Këto shkruheshin për ne,këto thirrje  të civilizuara  e dinin se së shpejti do të ndodhë diçka me popullin tonë të “ humbur”. Ne ishim në tokat tona , por ishim memecë ,të pa zë; ishim të shurdhër ,na e kishin shkyer timpanin e lashtësisë;diçka përgatitej e ne ishim largë vorbullës së gatimit. Të rrallët ishin ata që e dinin këtë ,por edhe nëse e dinin nuk guxonin të flisnin. … Koha ecën dhe historia shkruhej ashtu si që e donin të tjerët.

“Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve… Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve”. Johann Georg von Hahn . Mos luani me historinë e juaj kishte me thënë Hahni i madh , sikur t`ishte gjallë . E dini që shumëçka nga historia e lashtë mësuam nga ai?.

“Shqipëria mban një pozicion të tillë strategjik, sa që ajo është e lakmuar nga të gjitha racat fqinje, por asnjë prej tyre nuk do të ishte e gatshme për ta parë atë të zotëruar nga ndonjë rival. Prandaj dhënja e Shqipërisë ndaj çdonjërës racë, ose çdo ndarje e mundshme e saj mes racave të ndryshme, do të shkaktonte një xhelozi të tillë kombëtare e racore ballkanike sa që ndezja e një lufte tjetër në Ballkan – e cila mund të përfshijë përsëri gjithë Evropën – do të ishte e pashmangshme.”

 

“Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”. Haki Pasha  i frigohej së të vërtetës . e ne ndoshta mos po duam ta mëshefim me këtë nxitim.

Po mirë ,po e shofim se ku ishim , e përse na lakmonin.  Po tani?Kombin e mbanë historija e tij, Kombin  në mesin e kombeve tjera e lartëson e kaluara e tij,gjurmët etija ,gërvishtjet e tija . Mos na e prekni Historinë!

 

Po doli në shesh historia shqiptare , Serbisë i humbën mashtrimet  e saja  në botë ! Po doli në shesh historia shqiptare ,Greqia duhet ta fus kokën ndër vegë !

 

“Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri”. thot Fanulla Papazogllu ,e ne ç`themi ? Po flitet ,po shkruhet po bisedohet  ; kur ka tym ,ka edhe zjarr. Jo ,nuk guxon asgjë të preket nga Historija e jonë , nga e kaluara e jonë pa koncenzus gjithëshqipëtar . . E pamë më lartë se kombi ynë e ka historinë e tij ,plot krenari ,gëzim ,rrënqethje  dhe

vendosje të mirë fillet : Mos më prek! “Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene”.Gos Xhen .Edhe një : “Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve (pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të vogël”!  na e thoshte Gjusepe Catapano .Mos e prek historinë sipas kerkesave të huaja. e jona është, ta shkruajmë ashtu si duhet . Bota na e ka lakminë, bota na e ka zilinë.

 

“Ky komb  e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak.”  (Lamartini) E ne do ta marrim nëpër këmb historinë tonë ? Jo! Një jo e madhe!

“Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia. dhe gjyshërit e

shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”Maurice Druon, anëtar dhe sekretar i Akademisë Frënge, shkrimtar me tre tituj doktorature honoris causa, njër prej tyre në Tiranë. E na a do ta pohojmë këtë ?

 

“Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton” ( Henri Braisford). E Vërtetë!

“Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali”. (Agostino Ribeco). Jo , nuk lëshoj pe; ose të thuhen të gjitha si duhet ose mos të prekim.

“E mos kujtoni se me dekë të Skanderbegut u shue ndjesia e lirisë dhe e pamvarësisë në shpirtin e shqiptarëve. Historia e Turkisë ka shenjue jo ma pak se 54 kryengritje të mëdha të cilat gjatë rrjedhjes së katër shekujve kombi shqiptar i bani qeverisë otomane ose për me pshtue prej zgjedhës së sajë, ose për me e ngushtue që mos t’ia mohonte të drejtat e tija.( fjalimi i Gjergj Fishtes , 1919 ) “Pushtime të hueja janë përshkue mbi komb shqiptar, por të gjitha kanë kalue pa lanë kurrfarë gjurme, si ujët që rrëshqet mbi shpinë të rosës”.( Mis Durham) . E ne, çka bëjmë?

 

“Për lirinë e vet, zotni, shqiptari ban fli shpinë, tokën dhe mjerisht edhe besimin.

Fakti veç që shqiptari në mes të sa ndollive dhe te papriturave politike e për nji periudhë kaq të gjatë shekujsh, ka mbrrijtë me e ruejt gjuhën, doket dhe karakterin e vet kombëtar, – dhe këtë jo vetëm në Shqipni, por edhe jashtë kufijve të sajë, – kjo difton çiltas se ai asht dhe don të mbesë shqiptar. E gjithë kjo ngjet sepse ndërgjegja kombëtare ka lëshue rrajë të thella në shpirt të tij. Por ma mirë se kurrkund njeti, dashunia e popullit shqiptar për liri dhe pamvarësi kombëtare, duket në faqet e historisë, për të cilën mundemi me thanë se asht e endun vetëm prej luftash për liri e pavarësi. Unë këtu, për mos me e vu fort në provë durimin e Zotnisë suej, po ju përmend vetëm punët e mëdha, që ndërgjegja kombëtare e këti populli,  është e lartë ( Gjergj Fishta , 1919 )”

 

Perfundimisht, një përfundim jo fort logjik , në ketë vend të gjithë kemi luajtur pak… asgjë s’na pelqen nga ky vend, ,asnjëherë nuk po e konsiderojmë si shtepinë tonë këte vend,me çka jemi ka ushqehemi që të veprojmë ashtu si nuk e meriton ky vend, ta trajtojmë kështu. Po kaq shumë helm paska patur ky vend? Ku duam të jetojmë? Po femijet  tanë si do t`i rrisim?

A kemi mundësi të mirremi vesh ndërveti?  Kombin e mbanë historija e saj. Kombin  në mesin e kombeve tjera e lartëson e kaluara e saj,gjurmët e saja ,gërvishtjet e saja. Mos na e prekni Historinë!

 

Fahri Xharra,

27.09.2014 GJakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress