Mrarrëveshje paszgjedhore e partive shqiptare në Bujanoc
Tri partitë shqiptare në Bujanoc sot me nënshkrimin e marrëveshjes për koalicion paszgjedhor i dhan fund frikës se a do ta humbin shqiptarët qeverisjen në komunën e Bujanocit
Shaip Kamberi, Nagip Arifi dhe Shqiprim Musliu sot u bënë bashkë për një kauzë mbipartiake. Ata vendosën që mos të lejojnë asnjë dilemë se kush do të qeverisë me komunën e Bujanocit.
Rreziku potencial ishte që me unifikimin e partive serbe në një listë, ata do të gjenin ndonjë grupim politik të vogël shqiptarë me të cilët do të krijonin shumicën udhëheqëse në Bujanoc. Por, tani pas iniciativës fisnike të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe nënshkrimit të marrëveshjes mes subjekteve politike shqiptare, gjasat që shqiptarët ta humbin Bujanocin janë inegzistente.
Edhe në mandatin e kaluar keto tri parti politike qeverisën së bashku në koalicion në Bujanoc, e vetmja parti shqiptare që nuk ju bashkua kësaj shumice shqiptare ishte Alternativa për Ndrsyhim. Edhe tani, kjo parti politike (APN) nuk tregoi gadishmëri për tu bashkuar në këtë marrëveshje historike mes shqiptarëve.
Sidoqoftë, duke ditur fuqinë elektorale të tre subjekteve nënshkruese të marrëveshjes, është e sigurt se PD, PVD dhe LPD do të jenë bartëse të pushtetit në katërvjeçarin e ardhshëm dhe Bujanoci do të vazhdojë të qeveriset nga shqiptarët.
Gjithashtu, tani më dihet botërisht se kjo marrëveshje që u nënshkrua sot ka përkrahjen e plotë të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, andaj nënshkrimi i saj nga Kamberi, Arifi dhe Musliu e bënë edhe më domethënëse aktin e sotëm
Më shumë storie
Ardita Sinani: Betejat tona si shqiptarë do t’i vazhdojmë edhe më tej
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka shkruar pas protestës së sotme për një protestë për identitet e dinjitet....
Ragmi Mustafi: Serbia po i diskriminon shqiptarët, 60 për qind e adresave janë pasivizuar në Medvegjë
Politikani shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se shqiptarët në këtë zonë po diskriminohen nga autoritetet serbe,...
Me moton “Për identitet dhe dinjitet”, mbahet protesta e shqiptarëve në Preshevë
Është mbajtur protesta e shqiptarëve në Preshevë me moton “Për identitet dhe dinjitet”, e organizuar për herë të dytë brenda...
Ardita Sinani: Nga nesër nis grumbullimi i qenve endacak në Preshevë
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se nga nesër do të nisë grumbullimi i qenve endacak. “Ju informojmë se...
Sinani: Shqiptarët e Luginës marshojnë më 23 shtator kundër diskriminimit
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se protesta e shqiptarëve kundër diskriminimit nga Beogradi do...
Ardita Sinani ndalohet në kufi, Kamberi: Serbia larg demokracisë
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se është ndaluar prapë në kufi nga policia serbe. Ndalimet e paarsyetuara në...
Average Rating