Mungesa e nacionalizmit, shkaku kryesor pse Shqipëria mbeti gjithmonë e fundit në Europë

Read Time:2 Minute, 40 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shqipëria gjithmonë ka pasur mungesë të theksuar të  nacionalizmit, sidomos politika por edhe shoqëria.

Dhe kjo është arësyeja kryesore pse Shqipëria në mbi 100 vite shtet, kjo është arësyeja thelbësore pse Shqipëria mbeti e fundit në Europë në rrugën e shtetndërtimit modern, në integrim dhe në rrugën e zhvillimit dhe të mirëqënies. Dhe pikërisht këtë gjë nuk e kanë thënë kurrë askush në Shqipëri, as politikan, as intelektual dhe as mediatik e as as akademik në Shqipëri sepse pothuajse të gjithë këtyre në cdo kohë e regjim u ka interesuar vetëm interesi personal e servil  për të marrë favore e avantazhe nga pushteti,regjimi e shteti shqiptar.

Këtë e verteton fakti sa sa shumë u dakordësuan shqiptarët, dhe sa me zell e mbajtën dhe e duartrokitën, dhe i dhanë oksigjen regjimit komunist të Enver Hoxhes, sa shumë besnik për 50 vite i qëndruan shqiptarët  Partisë Komuniste dhe regjimit të saj ateist në Shqipëri, aq sa pa shëmbjen e komunizmit ndërkombëtar dhe pa rolin amerikan, në Shqipëri nuk do shëmbej komunizmi, ashtu sikurse që edhe në këto 30 vite tranzicion pa mbështetjen e perendimit as që do ishte e mundur që të largohej nga pushteti Berisha, pastaj as Nano , dhe pas tij persëri as  Berisha dhe tani nëse nuk ndërhyn perendimi, Kryeministri Rama do të mbretërojë gjithmonë.

Një popull që nuk është nacionalist pajtohet me të këqijat dhe më cfarëdo lloj regjimi. Këtë e ka vertetuar Shqipëria.

Një populli jo nacionalist gjithmonë i vjen një qeverisje antikombëtare, si ajo e komunizmit që kishte si nacionalizëm partishmërinë proletare dhe parullën: “barë hamë dhe marksizëm-leninizmin se tradhtojmë”, ndërsa sot në demokraci politika e pushteti në Shqipëri për pushtet u servilosen ndërkombëtarëve deri aty sa që paguajnë lobojnë te politika ndëkombëtare jo për Shqipërinë e as për Kosovën, por lobojnë dhe i korruptojnë edhe të huajt  për veten e tyre që të kenë mbështetje nga ata për pushtetin korruptiv e antipublik të tyre, paguajnë  për një fotografi për të dalë me personalitete te larta shtetërore perendimore  që t’ua paraqesin shqiptarëve për imazh sikur kanë mbështetje te ndërkombëtarët.

Një popull jo nacionalist dhe nje politikë jo nacionaliste nuk merret në konsideratë dhe as seriozisht as nga ndërkombëtarët, as nga politika dhe as shtetet e tjera, dhe nuk kanë as besueshmëri e tyre, sepse politika që nuk punon dhe nuk i shërben kombit të vet, dhe kur nuk punon për interesin kombëtar të kombit te vet, për zhvillimin dhe për mirëqënien e kombit të vet, pra kur nuk je nacionalist  nuk mund të jesh i barabartë me të tjerët dhe as nuk mund të jesh as i besueshëm as nga të huajt.

Ata  individë të cilët në Shqipëri kanë kulturë, edukatë, trashëgimi nacionaliste  dhe që shprehen e deklarohen si patriotë, kombëtarë dhe Kosovëdashës, atyre në Shqipëri nuk u mundësohet kurrë një karrierë jo vetëm politike, por ata janë të neglizhuar dhe të përjashtuar edhe nga biznesi, janë të përjashtuar edhe nga ndonjë post apo detyrë shtetërore e punësim në administratë. Ata janë të izoluar dhe nuk i mbështët kush përvecse rrallë.  

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post MPB-ja maqedonase reagon pas incidentit me presidenten Osmani
Next post <strong>Njerëz si Sylejman Imer TURKAJ gjithmonë e kanë ngritur kombin tonë</strong>