Murtez Neziraj: Si e pashё luftёn

Ditar dhe kujtime

7 mars-10 prill 1999

Prishtinё 2023

Gati 25 vjet pasi pёrfundoi lufta ҫlirimtare nё Kosovё, zoti Murtez Neziraj sjell kujtimet e tij, bazuar nё ditarin e mbajtur gjatё atyre tre muajve (mars-qershor) 1999. Ish mёsuesi dhe eprori ushtarak nё rezervё nё kohёn e ish Jugosllavisё, ka pёrshkruar me hollёsi nё kёtё vёllim tё parё (nga katёr gjithsej qё parashikon tё nxjerrё) jo vetёm pёrjetimet vetiake, emocionet, ndihmesёn e tij nё kёtё luftё por edhe atmosferёn e luftёtarёve pёr liri, mёnyrёn e organizimit tё tyre nё kushtet e atёhershme nё zonat e lira, karakteret, drejtuesit dhe vartёsit, marrёdhёniet midis tyre, heroizmin nё beteja, por edhe natyrёn e bukur tё Kosovёs, shpirtin litidashёs tё popullit tё saj.

Padyshim libri, ndonёse voluminoz, ka tёrhequr dhe tёrheq shumё lexues nё radhё tё parё ata pjesёtarё tё UҪK dhe familjet e tyre qё paraqiten aty, por edhe mё gjerё, pasi situatat kanё qenё tё ngjashme kudo ku ka vepruar UҪK.

Ndonёse libri ёshtё botuar kah fundi I 2023, lexuesi nuk vё re ndonjё frymё partiake nё tё. Autori, simpatizant dhe aktivist I LDK dhe i lёvizjes sё saj paqёsore, e ka kuptuar qё liria kёrkon sakrifica nё njё luftё tё armatosur dhemb pёr dhemb me armikun shekullor.

Personalisht jam mrekulluar duke lexuar edhe pёr mikun tim tё ndjerё pak kohё mё parё, zotin Izet Krivanjeva, ish epror i UҪK, me tё cilin autori njihet dhe ka bashkёpunuar edhe nё luftё. Nё bisedat e gjata qё kam bёrё me Izetin ai mё ka treguar pёr shumёҫka por jo pёr luftёn e vet, aq modest ka qenё. Nga ana tjetёr, ai ёshtё kujdesur pёr varrezat e dёshmorёve, pёr familjet e tyre tёrё kёto 24 vjet! Mё tregonte pёr kohёn kur shёrbente nё formacionet rezerviste tёish Jugosllavisё dhe pёr njohuritё qё kish fituar atёhere dhe qё fatmirёsisht i ka zbatuar, sikurse shkruan autori, gjatё luftёs sё fundit.

Libri flet pёr nivelin intektual tё lakmueshёm tё zotit Murtez qё gjithёsesi tregohet modest deri nё fund. Gjuha ёshtё e pastёr dhe e rrjedhshme. Paraqitja e librit ёshtё e denjё. Ka gabime shtypshkrimi si bashkime fjalёsh qё mund tё shmangeshin, ka fjalё tё huaja (turqizma) qё padyshim kanё hyrё nё fjalorin tonё, por mё ka habitur edhe qё autori pёrdor shprehje qё nuk i kam ndeshur nё Kosovё, si psh “I bekoftё Perёndia, qofshi tё bekuar etj qё zakonisht i ndeshim nё Shqipёrinё e jugut.

Mendoj qё tё katёr vёllimet qё mendohet tё dalin do jenё njё material i pasur burimor pёr historianёt tanё qё do e studiojnё dhe e paraqesin kёtё periudhё tё lavdishme qё kaloi Kosova.

Ja disa fragmente:

f.92

Izet Krivanjeva

Armatimi, deri diku, tё kёnaq. Nuk ёshtё pak nё kёto kushte tё ketё luftёtari ynё pushkё, automatik dhe madje edhe pushkё-mitroloz PM nё krah. Kemi madje edhe minahedhёs dhe topa, tё cilёt kuptohet nuk mund tё merren nё krah. Luftёtarёt mund tё kenё edhe bombadore, kurse disa, sidomos eprorёt edhe revole.

f. 138

Mu kujtua kёnga, tё cilёn dikur e kёndonte baba, ish partizan i Luftёs Antifashiste Nacional-Ҫlirimtare, kushtuar heroit  tё popullit Emin Durakut.

O Emin, Emin Duraku!

Hije i paska n’krahror gjaku,

Hije naka, o shokё tё mi!

Kam dhanё jetёn pёr liri!

Nana e vet, plaka

Digjej sikur flaka t’birin e vajtojka

T’birin e vajtojka..

f.149

Po shikoja kolonёn e gjatё tё luftёtarёve qё po ngjitej pёrpjetё shpatit mbi Kullё drejt pozzicioneve pёr tё pritur amikun. Kjo kolonё mё ngjau si ato dikur nё filmat artistiёk pёr partizanёt.

f.166

Prof. Fehmi Agani, qё nga 1990 e kёtej ishte ehe veprimtar i madh i Lidhjes Demokratike tё Kosovёs dhe i Lёvizjes Paqёsore nё Kosovё, krah pёr krah me presidentin e Republikёs sё Kosovёs dr. Ibrahim Rugovёn. Madje, thuhej se atij i atribohej ideja  e LDK dhe e Lёvizjes Paqёsore. Ky patriot i madh e ҫmonte shumё edhe UshtrinёҪlirimtare tё Kosovёs, me qё i pari ndёr tё mёdhenjtё e kish vizituar Prekazin, menjёherё pas rёnies ё komandantit legjendar Adem Jashari.

f.169

Njё ditё kur hyra nё mёsim (flitet kur Murtezi jepte mёsim)  shoh nё tabelёn e klasёs me shkronja tё mёdha  “Prof. Fehmi Agani”.

f.194

Kur filloi shpёrbёrja e ish Jugosllavisё, pas vitit 1990, edhe Kosova po e kёrkonte rrugёn e saj tё ardhmёrisё, atё tё mёvetёsimit. Kur po ndaheshin sllavёt  nё mes veti, pёrse tё mos e bёnim kёtё edhe ne shiptarёt e Kosovёs, me qё me serbёt nuk na lidhte asgjё e mirё, por vetёm vuajtja shekullore?

f.360

Oh, po tё kish ardhur nё kёtё luftё edhe presidenti i Kosovёs- dr. Ibrahim Rugova, do tё ishte bёrё edhe mrekullia e botёs- thashё, kёshtu nё mendime. E pёrse mrekullia e botёs? Sepse nё luftё  do tё dilnin ndoshta edhe 200 mijё luftёtarё, siҫka thёnё nё njё rast, kryetari i qeverisё sё Kosovёs nё ekzil..- Bujar Bukoshi. E kjo mrekulli do t’i kishte sё paku tre efekte kosovare dhe ndёrkombёtare:

  1. Kosova do tё bёnte shumё mё tepёr pёr lirinё.
  2. Serbia do tё ishte shumё mё e matur nё gjenocidin e saj.
  3. Konferenca ndёrkombёtare e Rambujesё sё Parisit do tё ishte shumё mё e favorёshme pёr Kosovёn.

f.416

Ai mёsim dhe ajo pёrgatitje pёr t’u mbrojtur (nё kohёn e ish Jugosllavisё) i shkoi kot kёtij populli prej vitit 1945 e deri nё 1989, kur Serbia e okupoi Kosovёn. E pёrse kot? Sepse pёr 44 vite me radhё, populli shqiptar i Kosovёs dhe i Jugosllavisё kishte mёsuar dhe ishte pёrgatitur (ushtarakisht) por t’u mbrojtur nga njё shtet i huaj e jo nga ai qё. qysh nga viti 1945, qe detyruar qё ta pranonte pёr tё vetin. Por ҫ’ndodhi mё 1989?  Ndodhi mё shumё se ҫudia. Republika e Serbisё, me bekimin nё heshtje e tё tjerёve e okupoi Kosovёn dhe e hapi rrugёn pёr ta bёrё tё veten edhe mbarё Jugosllavinё. Tani shqiptarёt u bindёn se duhet tё luftojnё kundёr Serbisё.. Deri nё 1998, kjo luftё ishte me mjete paqёsore, deri sa u bёkthesa  historike nga komandanti legjendar Adem Jashari me 5 dhe 7 mars 1998, madje qё me Lёvizjen Popullore tё Kosovёs nё vitin 1981. Nё 1991 u bёnё plane pёr ҫlirimin e Kosovёs me luftё tё armatosur.

f.476

Faiku:

Pa gjak, kuptohet nuk ka liri. Por dikush kёtё nuk po e kupton mjaft, o profesor! Natyrisht ende ka kohё dhe kurrё nuk ёshtё vonё, por kur dikush nga Perёndimi erdhi nё luftё,, atёhere si t’a arsyetojmё shumicёn e njerёzve tanё, qё i kemi kёtu nё Kosovё, por qё megjithatё, edhe sot nuk i kemi nё mesin e luftёtarёve? Natyrsiht njё pjesё kanё edhe arsye tё ndryshme, por po flas pёrata qё nuk i pengon asgjё, pёr tё ndihmuar lirinё, o profesor!

f.510

Me rastin e ҫlirimit tё fshatit Nikaj

O, tё lumtё o fshat i lirё, Nikaj!- thoja me krenari nё mendime- i ke dhёnё njё grusht tё fortё sot armikut siҫbёnё mё parё- Gabrrica, Puset e Nikёs, Gajra, Ivaja, Shtraza, Kotlina dhe fshatra tё tjera. –Prandaj edhe hyre nё histori, si edhe luftёtarёt, qё tё bёnё tё lirё. Unё pёr herё tё parё edhe po eci nёpёr njё fshat tё lirё. Mirёpo edhe e munda dhembjen me krenari, pёr dёshmorёt! Unё shumё po besoj se do tё kesh dёshmorё, me qё shumё tё ashpra qenё luftimet pёr mё shumё se tri orё..

F. 520

-Vёrtet u lumtё o profesor-tha si i mrekulluar edhe axhaFaik.- Mirёpo ёshtё mirё tё shkruajmё pёr kёtё luftё. Mё mirё tё shkruajmё ne se armiku. E armiku dihet se si shkruan. Pёr ne gjithmonё deri tani kanё shkruar vetёm armiqtё, apo edhe tё huajt. PIkёrisht pёr kёtё edhe sot nё kohёn tonё, bota ende nuk e di se Kosova ёshtё djepi i shqiptarёve dhe jo i serbёve, qё kanё ardhur dje nga Karpatet e ftohta tё Azisё.

– Me vend e ke, por si tё shkruhet pёr shembull pёr luftёn e sotme nё fshatin Nikaj, o axha Faik?- thashё unё, si me kureshtje.

– Ashtu siҫe ke parё, o profesor!- tha ky burrё. Pra thjesht- si e pashё luftёn. Mirёpo, me kёtё rast, nuk na duhen zbukurimet, por e vёrteta. Po tё shkruanin tё gjithё- si e pashё luftёn dhe po t’I bёnim bashkё tё gjitha kёto, atёhere do tё evitoheshin gabimet dhe pёrfundimisht do tё thonim- si qe lufta.

Konspektoi Bardhyl Selimi, 8 shkurt 2024

Lini një Përgjigje

Previous post <strong>Lufta  në Shadervan të Prizrenit e Prengë Ndrec Mollës me mirditorët e tjerë kundër  serbëve më 28 nëntor 1944</strong>
Next post Albin Kurti në Këshillin e Sigurimit: Nuk është ndaluar dinari, por euro valutë e vetme pagese në Kosovë