Home » Lajme, Vendore » Mustafa , Arifi e Musliu ftohen në SHBA , pas themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Luginë të Preshevës

Mustafa , Arifi e Musliu ftohen në SHBA , pas themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Luginë të Preshevës

Kuvendi Lugines fotoPas themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Luginë të Preshevës , kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa , ai i Bujanocit Nagip Arifi dhe kryetari i këshillit Kombëtarë Jonuz Musliu , janë ftuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ftesën e amerikanëve dërguar tre liderëve thuhet se:

 Zhvillimet e fundit politike dhe shoqërore, çështja e themelimit te Asociacionit, refugjatet , por edhe vazhdueshmëria e diskriminimit politik që po i bëhet popullit etnik shqipëtar ne Luginë, si dhe mosveprimi në mënyrë proaktive i Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, janë indikacione kyçe qe kërkojnë një involvim me te drejtpërdrejtë te politikës së jashtme Amerikane në këtë proces. 

 

 

I nderuar Kryetar i Preshevës, z. Mustafa,

I nderuar Kryetar i Bujanocit, z. Arifi,

I nderuar Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar ne Luginë, z. Musliu,

Zhvillimet e fundit politike dhe shoqërore, çështja e themelimit te Asociacionit, refugjatet , por edhe vazhdueshmëria e diskriminimit politik qe po i behet popullit etnik shqiptar ne Luginë, si dhe mosveprimi ne mënyrë proaktive i Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, janë indikacione kyçe që kërkojnë një involvim më të drejtpërdrejtë të politikes së jashtme Amerikane ne këtë proces. Pas konsultave me miqtë tanë ne Washington DC (në Kongres dhe në Administratë), ne propozojmë qe urgjentisht të bëhet një vizite zyrtare nga një Delegacion Kombëtar i Shqiptarëve të Luginës ne Washington, DC.

Tre Liderët shqiptarë më 30 shtator do të jenë në Washington DC , ndërsa takimet do të zhvillohen më 1 dhe 2 tetor .Takimet do të vazhdojnë në New York më 3 dhe 4 tetor ku më pas 3 liderët do të kthen në Luginë.

Sipas burimeve tona politika e jashtme amerikane duke parë që Evropa po mbyll sytë karshi diskriminimeve në Luginë , e në këto zhvillime edhe mbështetja në praktik e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare është e zbehtë , Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nisin një qasje më direkte në Luginë të Preshevës. Gjithçka do të mësohet pas vizitës 5 ditore në Washington DC , ku dy kryetarët e komunave dhe ai i këshillit kombëtarë pritet të marrin direktivat nga SHBA, rreth procese që po kalon Lugina e Preshevës.

Asociacioni - Vendimi i nenshkruarAsociacioni - nenshkrimet

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress