Home » Lajme, Vendore » Mustafa: Shqiptarët janë popull që njohin demokracinë kjo duke u bazuar në zgjedhjet e 26 tetorit

Mustafa: Shqiptarët janë popull që njohin demokracinë kjo duke u bazuar në zgjedhjet e 26 tetorit

KN - Votimet MusliuNë bazë të vendimit të e komisionit republikan zgjedhor më 2 nëntorë, zgjedhjet do të përsëriten në Konçul të Bujanocit.

Votuesit shqiptarë në Konçul do të jenë të motivuar që të dielën që vjen të jenë të mobilizuar ku me një demokraci transparente do të konfirmojnë votën e lirë të 26 tetorit. Një person një votë nuk lejonë mbushjen e kutive. Medvegja nxorri në pah abuzimin e votës së lirë.

Komisioni republikan zgjedhor ka refuzuar ankimimin e 5 partive politike për parregullsi në Medvegjë ku pamëshirshëm u mbushën kutitë e votimit nga ana e anëtarëve të këshillave të votimt që përbëheshin ekskluzivisht nga partitë PVD-UDSH. Pas refuzimit të ankesës nga ana e komisionit republican zgjedhor, koalicioni i 5 subjekteve politike shqiptare ka vazhduar ankimimin në gjygjin administrativë nga I cili presim shqyrtim të drejtë, ka thënë kështu kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dhe njëherit Kryetari I Komunës së Preshevës z. Ragmi Mustafa.

Mustafa, ka ftuar qytetarët e Konçulit që edhe kësaj here të dalin edhe më tepër për ta treguar demokracinë dhe ta mbështesin me parezervë “Koalicionin e Shqiptarëve të Bashkuar” (PDSH, LPD dhe RD).

Vlen të theksohet se para vendimit të komisionit republikan zgjedhor, dy koalicionet që kishin nënshkruar një marrëveshje koalicioni pas-zgjedhor mes 5 subjekteve politike shqiptare (PDSH,PD,LPD,RD dhe BDL) kishin arritur që ti marrin 9 mandate për kuvendin e Këshillit Nacional të shqiptarëve gjersa Koalicioni PVD & UDSH, 6 mandate.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress