Nesër, besimtarët myslimanë nisin agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit, ndaj kam nderin, kënaqësinë e privilegjin që në emër të Kryetarit të Komunës dhe në emrin tim personal t’ju drejtohem me përgëzimet më të mira, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë .
Agjërimi i muajit të Ramazanit është një ibadet që bartë në vete urtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin, dashurinë, sakrificën, unitetin, tolerancën e mirëkuptimin.
Ramazani i sivjetshëm, për ne ka një rëndësi të veçantë, ngase jemi në vitin jubilarë të pavarësisë së shqiptarëve.
Uroj që agjërimi, lutjet dhe ibadetet e myslimanëve gjatë muajit të Ramazanit të jenë të pranuara.
Preshevë, 19 Korrik 2012
Kryetari i Komunës dhe i PDSH-së
Ragmi Mustafa
Eselamu alejkum
Flm. për Urimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit z. Kryetarë, urime poashtu edhe ty dhe gjithë besimtarëve musliman në përgjithësi, e shqiptarëve në veçanti.
Sipo kalon me ditën e parë të agjërimit?
selam