Home » Kulturë, Lajme » Namazi i Fitër Bajramit kësaj radhe nuk do te falet në xhamitë e Kosovës

Namazi i Fitër Bajramit kësaj radhe nuk do te falet në xhamitë e Kosovës

Myftiu Naim Tërnava sot dha mesazhin me rastin e Festës së Fitër Bajramit në selinë e Kryesisë së BIRK-ut në Prishtinë.

Tashmë siç dihet, dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën më 24 maj, mirëpo parë për shkak të pandemisë COVID-19, kësaj radhe nuk do te falet namazi i bajramit në xhamitë e Kosovës.

Në kohën e Fitër Bajramit Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava iu drejtua opinionit drejtpërdrejt me mesazhin e Bajramit, se nuk do të ketë organizim të faljes së Fitër Bajramit.

Për arsye të njëjta, pra për shkak të pandemisë, myftiu i Kosovës ka anuluar edhe pritjen tradicionale të Fitër Bajramit.

Kryesia e Bashkërisë Islame të Kosovës edhe njëherë ka ftuar besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë që t’u përmbahet udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për t’u mbrojtur nga Pandemia.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch