Unioni Demokratik i Luginës nuk mund të demantojë votën e sajë që të mos jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen në periudhën në vijim. Mirëpo lidhur me këtë vendim në fund vendos kryesia e partisë, deklaroi kështu në programin e paradites në RTV Presheva, kryetari i degës së UDSH –së për Preshevë Naser Aziri. Ndërsa për funksionimin e Këshillit Nacional UDSH mbetet skeptik dhe e pakënaqur sa i përket realizimit të obligimeve dhe pikësynimeve që ka marr për mandatin katër vjeçarë. Zoti Aziri në intervistën për Televizionin Presheva ka konfirmuar se edhe zgjedhjet brenda partiake në UDSH planifikohen të mbahen në muajt prill maj të këtij viti./RTP/
Home » Lajme, Vendore » Naser Aziri – UDSH e pakënaqur me KNSH-në për realizimin e obligimeve në mandatin katër vjeçarë