
Natasha Kandiq: Mandatari serb të tregojë se ku i varrosi Rukie dhe Feriz Krasniqin
Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq ka reaguar të dielën, pasi presidenti serb, Aleksander Vuçiq mandatoi ish-ministri serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq për formimin e qeverisë së re serbe. Kandiqi në platformën X thotë se Vuçeviq para se të bëhet kryeministër, duhet të tregojë vendvarrimin e trupave të Rukie dhe Feriz Krasniqit të vrarë në Kosovë.
“Le të kërkojmë nga shefi i ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, të zbulojnë vendin ku u varrosën trupat e Rukije dhe Feriz Krasniqit, të vrarë nga pjesëtarët e Ushtrisë së Jugosllavisë më 27 mars 1999 në fshatin Sushicë”, ka shkruar ajo.Më herët Kandiq ka shkruar për dinjitetin e të pagjeturve.
“Feriz dhe Rukije Krasniqi, fëmijët e tyre kanë pritur 25 vjet që Ushtria e Serbisë të zbulojë vendin ku ushtarët i varrosën trupat e prindërve të tyre, të cilët i vranë më 27 mars 1999, në fshatin Sushicë afër Prishtinës, dhe më pas i dogjën trupat e tyre. Komandanti i njësitit të UJ-së dhe ushtarët janë dënuar në vitin 2003, por nuk kanë treguar vendin e varrimit”, ka deklaruar Kandiq.
Kujtojmë se Millosh Vuçeviq, ish-ministri serb i Mbrojtjes, njëherësh udhëheqës i partisë në pushtet në Serbi, është mandatuar për formimin e Qeverisë së re të Serbisë. Në vendimin, që u nënshkrua nga Vuçiq, u tha se “Vuçeviq deri më tani ka kryer me përgjegjësi detyrat e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes”.
Më shumë storie
26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviqit
Sot bëhen 26 vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, e cila edhe i dha fund luftës në...
Serbia paraburgos një muaj ish-policin nga kosova
Ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative, Arbnor Spahiut i cili u ndalua në Serbi, i është caktuar masa e paraburgimit...
Fubollistët e Shkëndijës së Tetovës sërish kampione në Maqedoni të Veriut
Shkëndija e Tetovës është shpallur kampione e Maqedonisë së Veriut në futboll, pas fitores 2:1 ndaj Rabotnicki të mërkurën, në kuadër...
Vuçiq ka udhëtuar sot në Moskë, përkundër kritikave nga BE-ja
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka udhëtuar sot në Moskë, ku më 9 maj do të marrë pjesë në Paradën...
Mediat e huaja flasin për kthimin e papritur të Vuçiqit nga SHBA-ja
Shumë media të huaja raportojnë sot se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ndërpreu papritur vizitën e tij në SHBA...
Luka Misetiq kritikon vonesat në Speciale, i quan të dobëta provat e Prokurorisë
Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Misetiq, në emër të mbrojtjes ka shprehur shqetësimin për kohëzgjatjen e procesit...
Average Rating